Gjyshja 79-vjeçare rrahet për numër të kontobankës

Sot në mëngjes popullata e Gjenevës është tronditur me rastin e gjyshes 79-vjeçare, e cila ishte rrahur dhe maltretuar tmerrësisht gjatë natës së shtunë.
Ajo është sulmuar në shtëpinë e saj nga një burrë i armatosur me thikë. Mediat zvicerane tregojnë se agresori ka rrahur fatkeqen për t’i nxjerrë numrin e kodit bankar. Më pas, ka lidhur plakën dhe e ka ngujuar në banjë, “një krim veçanërisht i pashpirtë”, ka pohuar Daniel Zappelli, prokuror gjeneral i kantonit të Gjenevës.
Agresori është zënë ndërsa ishte duke tërhequre paratë nga kontoja e plakës së lartpërmendur.
- - Banda serbo-kosovare plaçkit 44 trezorë! (18.05.2012 - 12:16)
- - Qeveria nuk dëshiron të zgjedhet nga populli (18.05.2012 - 08:03)
- - Gjykata Federale i jep të drejtë Lëvizjes kundër islamizimit të Zvicrës (16.05.2012 - 13:16)
- - Një super ëndërr mbi vranësira (16.05.2012 - 11:50)
- - Jura e Bernës kërkon vend të rezervuar në parlament (16.05.2012 - 08:52)
- - Dështon dëbimi i refugjatit iranian (16.05.2012 - 08:48)
- - Dorëzohet notari i Rajnës (16.05.2012 - 08:45)
- - Gjermania ndihmon Eurozonën që të mos zhytet në recesion (15.05.2012 - 17:01)
- - Bamirësi anonim dhuron tharëse flokësh! (15.05.2012 - 16:51)
- - Pleqëria: Vizita e nipërve, më e mirë sasa sporti (15.05.2012 - 13:03)

















































Koheve te fundit veprat e ketij lloji krimi jane rritur ne Gjeneve. Prandaj edhe efektivat e policise Kantonale duhet te jene shume me te organizura ne lufte kunder krimit. Tamam me vend e ka qujtur kete veper kriminale Zoti Zapelli. Keto banda krimi te cilat cenojne sigurine e njerezeve duhet te ndeshkohen rende.
Te sulmosh nje grua te shtyre ne moshe me paramendim te grabitjes se te hollave eshte me teper se çmenduri! Shumehere njeriu me veprime te tilla e humb arsyen e te qenurit njeri!
Kesaj gjysheje i deshirojme rehabilitim sa me te shpejte nga kjo ngjarjeje e perjetuar dhe jashtezakonisht shtresuese.
Kurse drejtesia e Kantonit te Gjeneves , kryersit te kesaj vepre duhet t,i shqiptoi denimin me te rende.
Me respekt, ARIF EJUPI
Post new comment