I çmenduri përshkëllin pikturën milionëshe
Një i krisur me prirje vandaliste ka “zbukuruar” pikturat e artistit të madh amerikano-letonez Mark Rothko. Si duket, i mërzitur nga monotonia e pikturave hermetike të Rothko-s të ekspozuara në muzeun e arteve Tate Modern të Londrës, i riu rreth të 20-ave i ka hyrë punës.
Ai kishte ndenjur gjatë i ulur duke vështruar pikturat derisa në një moment ngrihet. Pasi përshkëllin diçka në pikturë ai braktis me të shpejtë muzeun.
Ndonëse policia evakuon menjëherë muzeun, që është më i vizituari në botë, asnjë gjurmë nuk e çon atë te vandalisti. Në hetime është inkuadruar edhe Scotland Yard, ndërsa do të analizohen edhe filmimet e kamerave monitoruese.
Piktura që ka pësuar nga veprimi vandalist është vepër të cilën Rothko e ka krijuar në vitin 1958 ndërsa ia ka shitur muzeut një vit para se të vdiste. Ndonëse çmimi i pikturës konkrete nuk është bërë i njohur, ajo që dihet është se veprat e Rothkos kalojnë shpesh çmimet milionëshe në dy shifra (mbi 10 milionë).
Kështu, piktura e tij e njohur “Orange, Red, Yellow” është shitur këtë vit në ankand për 80 milionë franga!
Moti
Bernë
- 31 °C
Mër, 19/06/2013 - 13:50
Prishtinë
- 32 °C
Mër, 19/06/2013 - 13:30
Cyrih
- 31 °C
Mër, 19/06/2013 - 13:50
Shkup
- 34 °C
Mër, 19/06/2013 - 13:30
