E djelë, 19 Maj, 2013 - 05:37
Subscribe to Syndicate
download

I vrasin tri gra dhe bëjnë specialitete nga mishi i tyre

27.10.2012 - 14:17
Këta kanibalë nga Brazili e kanë ushqyer edhe vajzën e njërës nga gratë e mbytura me mishin e të ëmës

Një burrë me bashkëshorten e tij dhe të dashurën, që të tre pjesëtarë të një sekte, i kanë mbytur dhe pastaj i kanë ngrënë, së paku tri femra. Për të qenë perversiteti më i madh, këta kanibalë e kanë ushqyer edhe vajzën e njërës nga gratë e mbytura me mishin e të ëmës.

Kjo ka ndodhur në Brazil, ku gruaja 51 vjeçare, bashkëshorti i saj 50 vjeç Negromonte dhe dashnorja 25 vjeçe e këtij të fundit ndodhen para gjyqit, të fajësuar për kanibalizëm.

Tre të akuzuarit i takojnë sektës që vendësit e quajnë "Cartel". Besimtarët e kësaj sekte besojnë se "e pastrojnë shpirtin" duke ngrënë mish njeriu. Në vitin 2008 ishin zhdukur pa gjurmë dy vajza dhe një grua. Askush nuk dinte asgjë për to.

Një rastësi ka bërë që treshja e tmershme të arrestohej: ata kishin bërë pazaret me kartelën e bankës të njërës nga femrat e zhdukura. Dhe gjurmët e çuan policinë te kanibalët. Ajo në shtëpinë e kontrolluar ka gjetur një doracak 50 faqesh në të cilin Negromonte kishte përshkruar me shkrim dore dhe ilustruar me vizatime të gjitha hollësitë e krimeve të kryera.

Në doracak mund të lexohen edhe detaje të tilla tmerruese: mishin e grave të vrara e kanë bluar dhe me të kanë mbushur një lloj brumi, të cilin pastaj e kanë ofruar në shitje për 50 centë copën. Me këtë mish kanë ushqyer edhe vajzën e njërës nga të vrarat. Në këtë mënyrë ata kanë dashur ta "pastronin" atë.

Për të qenë paradoksi më i madh, Negromonte njihej si vegjetarian. Për këtë arsye vëllezërit e tij nuk pranojnë se ai mund të ketë bërë një gjë të tillë. "Kjo do të ishte shkelje e parimeve të tij si vegjetarian", kanë thënë ata.

 

Reklamë

Nga gjithsej katër personat që ndodheshin në makinë, ka shpëtuar vetëm shoferi, i lënduar por në gjendje të vetëdijes së plotë.
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 04:50

Prishtinë

Clear sky
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 05:00

Cyrih

Clear sky
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 04:50

Shkup

Clear sky
  • 11 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 05:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj