iPhone, iPad, iPod... por nga vjen kjo "i" e produkteve Apple?
Kishte mundur të quhej Macman... iMac, por më në fund u zgjodh si i tillë. Ken Segall rikujton lindjen e famshme të germës "i" të Apple, e cila ilustron shumë mirë mënyrën e funksionimit të Steve Jobs. Fragmente nga "Apple, sekreti i një suksesit të pabesueshëm".
Derisa ky emër vazhdon të tingëllojë në kokën tuaj, dua që ju të mendoni për një moment në lidhje me artin e emërtimit të produkteve. Botës i mungon aq shumë thjeshtësia sa që emrat e produkteve tregojnë shumë mirë se çfarë është e këshillueshme për të bërë apo jo. Emrat e produkteve janë shembuj shumë të mirë. Disa kompani vejnë emra si "iPhone", ndërsa të tjerë duan t’ iu shesin një "Casio Komando G'zOne“ apo një DVD “DVP Sony SR200P / B". (Këta emra ekzistojnë me të vërtetë!)
Ne mund të mendojnë se mësimet e emrave për produkte kanë të bëjnë vetëm e vetëm me kompanitë që prodhojnë mallra të konsumit, por është gabim. Çdo person që duhet të komunikojë, në çdo kontekst, fiton nëse kupton dhe aplikon parimet e të një emërtimi të mirë.
Këto parime mund t’ ju ndihmojnë të gjeni titullin e një raporti ose të një teme për një konferencë. Në fund, emri duhet t’ ju tërheqë vëmendjen dhe të ngjallë përshtypjen e kërkuar. Gjetja e emrit të kërkuar përbën një ushtrim të lartë dhe të thellë për thjeshtësi. Ajo kërkon që ju të arrini të kapni vëmendjen me një fjalë ose dy, thelbin e një produkti apo një kompanie, ose ndonjëherë t’i krijoni (produktit apo kompanisë) një personalitet. Thjeshtësia përshtatet shumë mirë për këtë lloj sfide.
Preferenca jonë ishte fillimisht për “iMac”. Kjo fjalë dukej se po i përmbushte të gjitha udhëzimet. Bëhej fjalë qartazi për një Mac. Germa "i" tregonte se ky Mac ishte i projektuar për të shkuar në internet. Ai ishte gjithashtu një emër me një shkurtësi të përsosur, me vetëm një germë i jepte kuptimin e plotë fjalës "Mac". “Mac” nuk bënte të kuptojë se bëhej fjalë për një lodër apo një pajisje të lëvizshme. Përdorimi i fjalës "Mac" për të emërtuar produktin ishte më revolucionar sesa mund të imagjinohej. Në të vërtetë, në atë kohë, "Macintosh" nuk ishin shkurtuar akoma në emrat zyrtarë të kompjuterëve Apple. Kështu që thjeshtësia dhe minimalizmi përputheshin shumë mirë dhe për këtë arsye nuk kishte arsye për të kërkuar diçka më mirë se "iMac". Dhe sigurisht, kjo kishte një përparësi tjetër e vogël për të zgjedhur fjalën "iMac", me që “I” krijoi një model të cilin Apple do mund të përdorë edhe për produktet e ardhshme.
Krijimi i emrit “iMac” ishte një pikë kthese për Apple, sepse dashuria e Steve Jobs për thjeshtësinë kishte fituar. Steve Jobs ishte i bindur se duhej gjetur një emër të madh për produktin e tij me cilësi të lartë. Ai vlerësonte shumë fuqinë e fjalëve. Në këtë rast, ai vlerësoi fuqinë e një shkronje të vetme.
Ja si një germë e vetme "i" u bë një komponentë thelbësore e markës Apple.
Moti
Bernë
- 8 °C
Mër, 22/05/2013 - 23:20
Prishtinë
- 15 °C
Mër, 22/05/2013 - 23:30
Cyrih
- 8 °C
Mër, 22/05/2013 - 23:20
Shkup
- 17 °C
Mër, 22/05/2013 - 23:30
