Ish-drejtori i spitalit Biel/Bienne gjykohet fajtor
P. K. është dënuar me burgim me kusht për mashtrim dhe keqpërdorim të menaxhimit të spitalit. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 44.000 frangash.
Ish-drejtori i spitalit Biel/Bienne u dënua me 14 muaj burgim me kusht për dy vjet. Gjykata rajonale ka konfirmuar të enjten zotin P.K. fajtor për mashtrim dhe menaxhimin të pandershëm.
Ish-drejtori i spitalit, 66-vjeçar, do të paguajë gjithashtu një sasi prej më shumë se 44.000 frangash zvicerane. Rasti, i cili ka dëmtuar imazhin e spitalit, ka të bëjë me parregullsi në përgatitjen e orareve si dhe në pagesën e orëve jashtë orarit gjatë periudhës 2000 dhe 2007.
Drekat dhe darkat private nuk mund të llogariten sikur punë.
Shuma e veprave penale ngrihet deri në afro 120,000 franga. Për kryetarin e gjykatës i akuzuari nuk do të duhej t’i mbyllë sytë dhe të mos respektojë rregullat institucionale. Një infermiere nuk mund të njohë orën e drekës si kohë pune, shtoi gjykatësi.
Moti
Bernë
- 13 °C
Mar, 21/05/2013 - 17:50
Prishtinë
- 26 °C
Mar, 21/05/2013 - 17:30
Cyrih
- 12 °C
Mar, 21/05/2013 - 17:50
Shkup
- 30 °C
Mar, 21/05/2013 - 17:30
