Kamioni përplaset në kolonë, 8 të lënduar
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur të premten pasdite në autostradën A4, ndërmjet Baar ZG dhe Sihlbrugg, kur një kamion përplaset me shpejtësi në një kolonë prej shtatë automjetesh.
Shoferi 31-vjeçar kishte shkaktuar aksidentin ngase kishte qenë i hutuar dhe nuk e kishte parë kolonën e automjeteve, thotë policia kantonale në Zug.
Tetë persona, përfshirë dy fëmijë (8 dhe 3 vjeç), ishin lënduar në aksident.
Njëri prej tyre kishte marrë lëndime të rënda sa ishte sjellë në spital nga shërbimi zviceran i fluturakeve të shpëtimit Rega. Të tjerët janë dërguar me autoambulanaca në spital.
Shoferi i kamionit kishte shpëtuar pa lëndime. Ai kishte raportuar në polici se kishte qenë i habitur me një pajisje teknike.
Shkaktarit të këtij aksidenti i është konfiskuar patent shoferi dhe do të përballet me drejtësinë.
Rreth 200 mijë franga zvicerane janë shkaktuar dëme si pasojë e këtij aksidenti.
Autostrada në drejtim të Chur-it ka mbetur mbrëmë e bllokuar deri pas orës 22:30.
Moti
Bernë
- 4 °C
Sht, 18/05/2013 - 06:20
Prishtinë
- 26 °C
Sht, 18/05/2013 - 16:30
Cyrih
- 20 °C
Sht, 18/05/2013 - 16:20
Shkup
- 31 °C
Sht, 18/05/2013 - 16:30
