E premte, 24 Maj, 2013 - 15:59
Subscribe to Syndicate
download

Kanë sjellë nga Kosova 20 kg.heroinë, akuzohen dy gra dhe një burrë

31.10.2012 - 15:01
Prokuroria i ngarkon të tre të akuzuarit për ndihmë të ofruar në tregtinë e palejuar me lëndë narkotike në sasi të madhe

Dy gra, njëra 46 dhe tjetra 62 vjeçe nga komuna Altenkirchen , Gjermani po përballen para Gjykatës së landit në Koblenz me akuzën se kanë sjellë nga Kosova në Gjermani secila nga 10 kilogramë heroinë. Kjo sasi droge duhej që pastaj të transportohej në Skandinavi.

Gruaja 46 vjeçe së bashku me bashkëshortin 61 vjeçar (i cili po kështu është i akuzuar) kishin marrë në Altenkirchen një sallë me qira, ku kishin vendosur 15 kilogramë heroinë.

Prokuroria i ngarkon të tre të akuzuarit për ndihmë të ofruar në tregtinë e palejuar me lëndë narkotike në sasi të madhe si dhe për futjen në Gjermani të këtyre lëndëve.

Çifti i akuzuar që ndodhet në paraburgim deri më tash po vazhdon heshtjen. Ndërsa gruaja 62 vjeçare, e cila po ashtu ndodhet në paraburgim që nga muaji maj trupit gjykues i ka treguar një rrëfim aventuresk e të pabesueshëm lidhur me një kidnapim. Sipas saj, atë e kanë bartur për javë të tëra nëpër regjion  me automobilin në të cilin gjendeshin 10 kilogramë heroinë.

Arsyeja pse ata e kanë bërë këtë, sipas saj ka qenë se ajo është implikuar pa e ditur me pjesëtarë të një bande droge në Kosovë. Ajo duhej të dërgonte 20 pako të vogla në Oslo. Shefi i bandës e kishte “siguruar” atë se në pakot e vogla nuk kishte drogë, por se ishte vetëm një kurth për një rival të tij.

Rrëfimi i pabesueshëm i 62 vjeçares vazhdonte edhe më tutje me detaje të panumërta por në fund kishte dalë se pakot ishin të mbushura me heroinë.

Gjykimi në Gjykatën e Koblenzit është duke vazhduar.

Reklamë

Reklamë

Një tjetër rekord fluturimi ka shënuar të enjten avioni zviceran „Solar Impulse“, i cili punon vetëm me energji diellore
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 15:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 19 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 15:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 8 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 15:20

Shkup

Scattered clouds
  • 23 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 15:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj