E premte, 24 Maj, 2013 - 22:36
Subscribe to Syndicate
download

Kapen policët e rremë, u kthehen paratë shqiptarëve

18.10.2012 - 08:53
Policët e rrjshëm ua grabitën të hollat ndërsa policët e vërtetë ua kthyen ato! Tre shqiptarët tash mund të blejnë traktorin!

Tre shqiptarët e plaçkitur të premten nga policë të rrejshëm dolën me fat. Siç është shkruar tashmë, atyre u ishin marrë të gjitha të hollat që i kishin me porosi nga bashkëfshatarët për të blerë një traktor në Gjermani, më saktë në tregun e makinave të përdorur, në Essen. Atje ata “kontrollohen” nga tre persona që paraqiten si policër.

Por, vetëm kur ata ikin me paratë e tre shqiptarëve, (23 mijë ero) këta të fundit e kuptojnë se “policët” kishin qenë hajna të zakonshëm.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të grabitësve. Gjurmët tregonin se bëhej fjalë për një bandë mashtruesish rumunë.

Kur paratë bashkë me hajnat e tyre janë zhdukur, tre shqiptarët e kishin denocnuar rastin në polici. Pasi që nuik u kishin mbetur fare para, për ta fillimisht janë kujdesur policët. Lajmi për plaçkitjen që kanë pësuar, ka prekur shumëkend në Gjermani. Shefja e policisë në Essen ka thënë se ishte e dhimbshme të shikoje burrat duke qarë. “ Çka do t`u themi bashkëfshatarëve”, thoshin!

Dhe ajo që është ehde më e rëndësishme, shumë shpejt u mobilizua shoqata humanitare “Weiser Ring” duke i dhënë një ndihmë të përkohshme.  Lexuesit e WAZ ofruan që ose të jipnin ndihma ose të organizonin aksion humanitare. Por, për fat, asnjëra nga këto nuk do të jenë të nevojshme. Tre hajnat nga Rumania, të cilët ishin duke u hetuar edhe për vepra tjera, janë kapur nga policia dhe tash poi qëndrojnë në arrest.

Te ta janë gjetur paratë e plaçkitura. Të cilat të martën u janë dorëzuar tre shqiptarëve.

Reklamë

Reklamë

Iniciativa kërkon që personat pedofilë, të marrin një ndalim automatik dhe të përjetshëm për të ushtruar veprimtari që lidhen me fëmijët
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 21:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 22:30

Cyrih

Broken clouds, rain showers
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 21:50

Shkup

Few clouds
  • 15 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 22:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj