E hënë, 20 Maj, 2013 - 23:28
Subscribe to Syndicate
download

Kapet pas 13 vitesh Ramiz K., i dyshuar për vrasjen mizore të foshnjës

01.08.2012 - 13:47
Autoritetet ki kishin rënë në gjurmë atij duke rishikuar gjurmët e gishtërinjve, të cilat në kohën e krimit ende nuk ishin të digjitalizuara

Është kapur në Shqipëri Ramiz K., i dyshuari për vrasjen e foshnjës një vjeçe, Mirelit që besohet se e ka kryer në prill të vitit 1999 në Vjenë. I dyshuari thuhet se ka keqtrajtuar në mënyrën më mizore foshnjën e partneres me të cilën bashkëjetonte. Pas krimit ai ishte arratisur dhe prej asaj kohe ia ka dalë të mbetet i pazbuluar.

Së fundi ai është kapur në Shqipëri dhe tash gjendet në burgun e atjeshëm ku e pret ekstradimi për në Austri, shkruan gazeta austriake Krone, pastaj agjencia ots etj.

Ngjarja në vitin e largët 1999 ishte zhvilluar kështu: gjatë kohës sa nëna e Mirelit ishte në punë, si kameriere, e kishte lënë partnerin e saj Ramiz K., ta ruante foshnjën. Ramizi, atëbotë 31 vjeç, besohet ta ketë keqtrajtuar rëndë foshnjën. Kur, pasi kthehet e ëma, e dërgon atë në spital, mjekët konstatuan 30 thyerje eshtrash në mesin e të cilave edhe thyerjen vdekjeprurëse të boshtit kurrizor si dhe plagë të shkaktuara nga djegiet. Veç të gjitha këtyre, Mireli ishte abuzuar edhe seksualisht.

Nëna e foshnjës kishte deklaruar atëbotë se ajo vetë nuk kishte pasur fare të bënte me keqtrajtimin e foeshnjës. Për këtë arsye dyshimi u orientua shumë shpejt te Ramiz K., i cili tashmë kiste marrë arratinë.

Vetëm tash, 13 vite më vonë, hetuesit duke bërë një kontroll rutinor të rasteve të vjetra i ranë në gjurmë të dyshuarit për vrasje. Ata kishin rishikuar gjurmët e gishtërinjve, të cilat në kohën e krimit ende nuk ishin të digjitalizuara. Në këtë mënyrë i ranë në gjurmë personit i cili me emrin e njohur për autoritetet, jetonte pa probleme në Kosovë.

Ndërkohë policia e ka kapur të dyshuarin dhe ai pret në burgun e Tiranës për tu ekstraduar në Austri, shkruan Krone.at, e cila të dyshuarit Ramiz K., i referohet si "serb", duke pasur sigurisht parasysh shtetësinë e tij serbe gjatë kohës në të cilën ai dyshohet të ketë kryer krimin.

Ramiz K., në Ausri mund t`i nënshtrohet një akuze për torturim të të miturit, em pasojë vdekjen ose edhe për vrasje të rëndë.

 

Reklamë

E veçantë në Zvicër është paraqitja dukshëm më e shpeshtë e rasteve me tuberkuloz në mesin e të huajve që jetojnë këtu në krahasim me zviceranët. 7 nga 10 të sëmurët janë të huaj
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds
  • 10 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 22:50

Prishtinë

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 23:00

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 22:50

Shkup

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 23:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj