Komandanti zviceran i policisë arrestohet në Turqi
Christian Varone, komandant i policisë kantonale të Valisit (Vlais) është arrestuar të premten në Turqi, ka njoftuar kryetarja e këshillit të shtetit të Valisit Esther Waeber-Kalbermatten.
Ndërsa, sipas një radioje private të këtij kantoni, ai me familjen e tij po ktheheshin nga pushimet e bëra në këtë vend. Varone u arrestua në aeroport pasi që në valixhet e tij u gjet një gur që si duket kishte vlera arkeologjike.
Gurin, sipas burimeve të radios në fjalë, e ka marrë nga një gërmim arkeologjik njëri nga fëmijët e komandantit të policisë, pa dijen e këtij të fundit.
Moti
Bernë
- 19 °C
Enj, 20/06/2013 - 00:20
Prishtinë
- 20 °C
Enj, 20/06/2013 - 00:30
Cyrih
- 19 °C
Enj, 20/06/2013 - 00:20
Shkup
- 22 °C
Enj, 20/06/2013 - 00:30
