E premte, 24 Maj, 2013 - 22:43
Subscribe to Syndicate
download

Kosovari dhe serbi kontrabandojnë 31850 boksa cigaresh

28.08.2012 - 19:52

Një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë kanë marrë dënime 18 respektivisht 12 muaj burg dhe gjobë në të holla secili nga një milion euro. Këtë dënim e ka shqiptuar një gjykatë e Lincit, Austri për dy personat e gjetur fajtorë për tregtinë “në stil të lartë” me cigare. Ata kanë kontrabanduar nga Kosova në Austri dhe i kanë shitur plot 31.850 shtanga (boksa) cigaresh.

Autoritetet  doganore në qarkun Gmunden i kanë kapur ata në vepër, me rastin e dorëzimit në destinim të 1150 boksave, me ç`rast kanë konfiskuar edhe 20.400 euro. Malli, me një autobus që kishte ardhur nga Kosova, i ishte sjellë shtetasit serb që jetonte në këtë regjion. Aktualisht po zhvillohen hetime edhe kundër 60 personave që dyshohet se kanë bërë pranimin e sasive të cigareve të kontranbanduara.

Kontrollimi i bërë në banesën e serbit ka treguar se gjatë tri viteve në Austri janë shitur 31.850 boksa cigaresh të kontrabanduara, ose gjithsej 6.37 milionë copë cigare. Kjo tregti  ilegale e ka dëmtuar shtetin austriak për 1.28 milionë euro tatime të papaguara.

Reklamë

Reklamë

Iniciativa kërkon që personat pedofilë, të marrin një ndalim automatik dhe të përjetshëm për të ushtruar veprimtari që lidhen me fëmijët
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 21:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 22:30

Cyrih

Broken clouds, rain showers
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 21:50

Shkup

Few clouds
  • 15 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 22:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj