Kundërshtohet zgjedhja direkte e qeverisë
Dhoma e kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka marrë qëndrim kundër iniciativës së SVP-UDC-së për zgjedhjen e qeverisë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli. Kjo dhomë me këtë rast, pa bërë ndonjë kundërpropozim, u ka rekomanduar votuesve që ta hedhin poshtë këtë iniciativë, kur ajo të dalë në votim. Kundër iniciativës kanë votuar 35 deputetë dhe pro asaj, 6 sish.
Këtë iniciativë e kishte ndërmarrë SVP-ja para disa vitesh, si reaksion ndaj mosrizgjedhjes në qeveri, të ministrit nga radhët e saj, Christoph Blocher. Iniciuesit kërkojnë që anëtarët e Qeverisë Federale të zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli sipas sistemit mazhoritar. Zgjedhja do të bëhej për çdo katër vjet, në të njëjtën kohë me zgedhjet parlamentare, me ç`rast e gjithë Zvicra do të ishte një zonë e vetme zgjedhore, shkruan drs.ch.
Qeveria Federale e kishte hedhur poshtë, pa kundërpropozim këtë iniciativë në fillim të këtij viti. Sipas saj, modeli i zgjedhjes së qeverisë fedarale nga parlamenti, që funksionon që nga krijimi i federatës, e ka dëshmuar veten. Ai merr në konsideratë përfaqësimin e parttive më të rëndësishme, regjioneve dhe grupeve gjuhësore.
Moti
Bernë
- 4 °C
Sht, 18/05/2013 - 06:20
Prishtinë
- 20 °C
Sht, 18/05/2013 - 07:30
Cyrih
- 9 °C
Sht, 18/05/2013 - 05:50
Shkup
- 17 °C
Sht, 18/05/2013 - 07:30
