Kuvendi Shqiptar në Zvicër uron për Fitër Bajram
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës uron të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajram. Kuvendi shpreh dëshirat më të mira për ju dhe familjet e tuaja, duke uruar të keni begati dhe mbarësi ne rrethin e tuaj!
Shpresojmë se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’u sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe bashkimit me njëri-tjetrin. Urojmë që ju dhe familjet e tuaja të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm.
Bashkëjetesa e harmonia ndërfetare dhe solidariteti i gjerë, bëjnë pjesë në thesarin e madh të vlerave civilizuese e humane të popullit tonë. Urojmë që tek gjithë shqiptarët të mbretërojë paqja, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi!
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës
Moti
Bernë
- 29 °C
Mër, 19/06/2013 - 20:20
Prishtinë
- 26 °C
Mër, 19/06/2013 - 20:30
Cyrih
- 30 °C
Mër, 19/06/2013 - 20:20
Shkup
- 31 °C
Mër, 19/06/2013 - 20:00
