E shtunë, 18 Maj, 2013 - 11:39
Subscribe to Syndicate
download

Luca Hänni ia sheh sherrin tensioneve Zvicër-Gjermani

30.04.2012 - 19:36
"Përse pikërisht një zviceran të fitojë në spektaklin gjerman", pëshpëritet pas përhapjes së opinionit të keq për gjermanët në Zvicër

Në finalen e spektaklit “DSDS” (Gjermania kërkon super yllin) të mbajtur të shtunën që shkoi, ka fituar kandidati zviceran Luca Hänni. Atij i është rezervuar një pritje madhështore në vendlindjen e tij në rrethinën e Bernës ndërsa i gjithë opinioni zviceran i ka brohoritur suksesit të tij. Por ndërkaq në Gjermani ka filluar të rritet pakënaqësia me këtë përzgjedhje!  “Përse pikërisht një zviceran të fitojë në këtë spektakël”, pëshpëritet në Gjermani pas përhapjes së opinionit të keq për gjermanët në Zvicër.

“Në Gjermani zvicerani zgjidhet superstar ndërkohë që në Zvicër migrantët gjermanë po shahen”, thonë gjermanë të frustruar në forumet e gazetave dhe portaleve gjermane. “Kthejeni atë surrat nga ka ardhur!”. Debatues tjerë relativizojnë duke thënë: “Luca nuk ka çfarë të bëjë, mirëpo, kur të shohësh se si në Zvicër po ndërsehet kundër gjermanëve, komentet tona sharëse nuk janë për të habitur”.

Atmosfera pak a shumë e tensionuar në raportet Zvicër-Gjermani ka filluar me shtimin e numrit të gjermanëve që zgjedhin të jetojnë dhe të punojnë në Zvicër. Mirëpo, me deklaratat e javës së kaluar të politikanes nga SVP-UDC Nathalie Rickli kundër “vërshimit gjerman”, kjo atmosferë vetëm sa është helmuar më shumë.

Reklamë

Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
Oltner Tagblatt
I dënuari për dhunim kërkon riatdhesim në Kosovë! Ai madje është kujdesur që në kërkesën e tij të llogarisë shumën e parave që do të kursente Zvicra – 240 mijë franga - nëse do ta lëshonte atë të kthehej në atdhe
CH-Kosovë
albinfo.ch: Arkitekti Bujar Nrecaj në ditën e përurimit të hotelit
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".
In&Out
Peshkatari dhe bukespjeksi
RTK: “Kosova nga syri i një zvicerani” Une émission In&Out transmise sur la RTK (Radio Télévision du Kosovo) le 15 mai 2013.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds, partial fog
  • 4 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 06:20

Prishtinë

Few clouds
  • 20 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 07:30

Cyrih

Few clouds
  • 15 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 10:20

Shkup

Clear sky
  • 25 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 11:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj