Mjekja që ka shkaktuar vdekjen e pacientes, mbetet në punë
Kryemjekja e spitalit të gjinekologjisë në Wil të kantonit St. Gallen, përkundër faktit se është shpallur fajtore për vdekjen e një pacienteje, do të vazhdojë të mbajë vendin e saj të punës në po këtë spital.
Këtë njoftim e kanë dhënë përgjegjësit e spitalit dhe ata të departamentit për shëndetësi në nivel kantoni. Sipas tyre, mjekja, përkundër ngarkesës së madhe që ka pasur së fundi të shkaktuar nga procedura penale të cilës i ishte nënshtruar, ka kryer punët e saj në spital pa asnjë mungesë.
Mjekja e Wilit, në muajin qershor qe shpallur fajtore për vrasje nga pakujdesia dhe qe dënuar me kusht për dy vjet. Si pasojë e diagnozës së saj të gabuar, në vitin 2007 pati vdekur nga gjakderdhja gjatë lindjes së dështuar një grua 34 vjeçare, nënë e shtatë fëmijëve.
Moti
Bernë
- 9 °C
Mër, 22/05/2013 - 00:20
Prishtinë
- 15 °C
Mër, 22/05/2013 - 00:30
Cyrih
- 10 °C
Mër, 22/05/2013 - 00:20
Shkup
- 15 °C
Mër, 22/05/2013 - 00:00
