E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 11:32
Subscribe to Syndicate
download

Në Gjermani, si në shtëpi

22.08.2012 - 16:19

Kur këtë pranverë doli lajmi se salafistët në Gjermani po shpërndanin kopje falas të Kur’anit në qendrat e qyteteve në mbarë vendin, reagimi ishte i menjëhershëm. Politikanët vendorë bënë thirrje që fushata të ndalohej, gazetarët shkruan intensivisht për radikalizmin salafist, e madje edhe botuesi i kopjeve të Kur’anit u distancua nga fushata,  shkruan „Der Spigel ».

Por, një grupi të njerëzve që jetojnë në Gjermani nuk u pengoi aspak ky aksion. Sipas një ankete të re me njerëz të origjinës turke që jetojnë në vend, pothuajse dy të tretat e atyre të moshave ndërmjet 15 dhe 29 vjet e konsiderojnë shpërndarjen e Kur’anit gjë “të mirë” apo “shumë të mirë”, ndërsa një e treta e tyre do të ndihmonin fushatën me donacione.

Ky rezultat, sipas Holger Liljeberg, i cili udhëheq kompaninë “Info GmbH”, e cila e ka realizuar anketën, “mund të jetë rrjedhojë e një rigjallërimi të vlerave fetare nga atdheu i prindërve të tyre në mesin e të rinjve”.

Liljeberg, megjithatë, ka paralajmëruar kundër të supozuarit se rezultatet e anketës, të bazuara në intervista të bëra me 1.011 njerëz mbi moshën 15-vjeçare me origjinë turke në Gjermani, sugjerojnë një trend drejt radikalizmit.

Përkitazi me rritjen e numrit të atyre që identifikohen si fetarë të devotshëm (nga 33 për qind më 2009, në 37 për qind këtë vit), po rritet edhe numri i imigrantëve që dëshirojnë të integrohen plotësisht në shoqërinë gjermane, dhe kjo është ajo çka habit më së shumti.

Vështirë kalon ndonjë vit në Gjermani pa ndonjë debat të tensionuar publik në lidhje me popullatën e 4 milionë myslimanëve të vendit (nga gjithsej 82 milionë banorë). Këtë vit, në vëmendje ishin salafistët dhe debati i shkurtër për synetin. Në vitet 2010 dhe 2011, u bë një debat i gjatë, i nxitur nga libri kontrovers për myslimanët nga kryeprovokatori i vendit, Thilo Sarrazin, sipas të cilit imigrimi gjoja po e zvogëlon inteligjencën e vendit.

Megjithatë, anketa e re duket të sugjerojë se sulmet verbale raciste ndaj individëve me prejardhje turke po bien. Një anketë e bërë më 2010 pat konstatuar se 42 për qind e të anketuarve ishin fyer publikisht për shkak të prejardhjes së tyre turke, por tani shifra ka rënë në 29 për qind, edhe pse është afër 50 përqindëshit në mesin e nën 30-vjeçarëve.

Për më tepër, gatishmëria e imigrantëve turq dhe e pasardhësve të tyre për t’u integruar në shoqërinë gjermane mbetet e lartë dhe po rritet vazhdimisht. Përderisa 70 për qind e tyre më 2010 kanë thënë se duan “absolutisht dhe pa rezerva të integrohen në shoqërinë gjermane”, anketa e re ka zbuluar se 78 për qind e të anketuarve tani janë pro integrimit.

Ngjashëm, përderisa 59 për qind e tyre dy vjet më parë kanë thënë se duan t’i përkasin shoqërinë gjermane, me këtë qëndrim tani pajtohen 75 për qind. Hiç më pak se 95 për qind e tyre tani thonë se të gjithë fëmijët me prejardhje turke duhet të shkojnë në qendra edukative për të mësuar gjermanishten para se të nisin shkollimin fillor. (Der Spiegel)

Reklamë

Reklamë

I vetëvrari, Dominique Venner kishte qenë një publicist i ekstremit të djathtë dhe kundërshtar i vendosur i martesave homoseksuale
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, drizzle
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 10:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 19 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 11:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 10:50

Shkup

Scattered clouds
  • 21 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 11:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj