E hënë, 20 Maj, 2013 - 14:11
Subscribe to Syndicate
download

Ndërtimtari: Një e katërta punojnë në “të zezën"

17.07.2012 - 08:50

Pothuajse një e katërta e punonjësve të kontrolluar në vitin 2011 në kantonin e Vaud-it në sektorin e ndërtimtarisë kanë qenë "në të zezën", sipas raportit të Kontrollit të shesheve të ndërtimit në kantonin e Vaud-it. Këto shifra tregojnë "një rritje të ndjeshme dhe kjo na shqetëson", thekson Alix Briod, presidenti i Komisionit.

Ndërmjet 2010 dhe 2011 është shënuar një rritje prej 40%, thotë përgjegjësi për agjencinë e lajmeve. Kjo rritje shpjegohet kryesisht nga lloji i kontrolleve të kryera.

Raportet acarohen

Në përgjithësi, gjashtë inspektorë kanë kryer 994 inspektime, në të cilat përfshihet dëgjimi i 1.956 personave. Gjatë 193 kontrolleve, mbështetja policore për zbatimin e ligjit ka qenë e nevojshme. Kontrolli i vendeve të punës në kantonin e Vaud-it është themeluar në vitin 1998 nga partnerë të ndryshëm (shteti i Vaud-it, shoqatat e punëdhënësve, sindikatat si dhe SUVA).

Inspektorët nuk mund të kryejnë kontrollimet e personave pa letra, prandaj nganjëherë duhet të mbështeten nga policia. Përveç kësaj, "raportet acarohen" dhe kontrollet kërkojnë një prani të policisë, vëren Alix Briod.

Përveç punëtorëve në të zezën, duhet shtuar një numër të panjohur të njerëzve të cilët kanë ikur nga vendi i punës dhe nuk janë kapur. Duke u bazuar në 238 raporte, Shërbimi i Punësimit ka dorëzuar 158 akuza penale kundër punëdhënësve që punësojnë personel të huaj të paautorizuar për të punuar në Zvicër.

Një në katër raporte prek ndërmarrjet e huaja ose një të pavarur nga vendet e jashtme. Punëtorët më së shumti të prekur nga kjo dukuri vijnë kryesisht nga ish-Jugosllavia.

Reklamë

2.5% nga numri i përgjithshëm nuk janë lejuar në shërbimin ushtarak pasi që janë vlerësuar të rrezikshëm dhe nuk mund t`u besohet mbajtja e armës
albinfo.ch: Film i shkurter per Kosoven
Një takim i ngrohtë me Kosovën, në Stans, NW Në kuadër të një manifestimi ndërkulturor, shoqata „Bistro Interculturel“ në bashkëpunim me Qendrën për promovim shëndetësor dhe Integrim, Nidwalden, më 18 maj 2013 në Stans realizoi aktivitetin me temë „Takim me Kosovën“
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 13:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 25 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 14:00

Cyrih

Scattered clouds
  • 16 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 13:20

Shkup

Broken clouds
  • 29 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 13:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj