E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 18:11
Subscribe to Syndicate
download

Ndalohet synetia në spitalin e Cyrihut!

19.07.2012 - 19:26

Në spitalin e fëmijëve në Cyrih utje tash e nuk do të lejohet operacioni i synetit, i kryer në baza fetare. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe vjen si jehonë e një vendimi të marrë ditë më parë në Gjermani nga Gjykata e Landit, në Këln, sipas të cilit një ndërhyrje e tillë paraqet lëndim trupor.

Mjekët të cilët në Gjermani i bëjnë synet fëmijët meshkuj duke pasur për bazë rregullat fetare, në bazë të vendimit të tillë do të përballen me ligjin, për kryerje vepre penale.

Ky vendim ka nxitur debat edhe në spitalin e Cyrihut për fëmijë. Përgjegjësi për informim në këtë spital ka deklaruar për mediet e këtushme se vendimi i përmendur gjyqësor nga Gjermania ka sjellë një mënyrë të re qasjeje etike lidhur me këtë problematikë.  Për këtë arsye në spitalin në fjalë është marrë vendim që përkohësisht të ndërpriten operacionet e synetisë.

Me këtë akt synohet të krijohet qartësia nëse ndërhyrjet e përmendura kirurgjike, në kushtet kur fëmijët janë tepër të vegjël për të dhënë pëlqimin, janë të pranueshme ose jo.

Zëdhënësi ka shtuar se megjithatë nuk duhet pritur se do të ketë pasoja juridike për ata që bëjnë synet. Kjo, në radhë të parë për faktin se një vendinim i jë gjykate nga Gjermania, sikur në këtë rast, ajo e Këlnit, nuk mund të ketë ndikim në Zvicër.

Zyrtari për medie më tutje ka thënë se në këtë spital zakonisht janë kryer një deri në dy syneti në muaj. Ai ka shtuar se pas konsultimeve, së shpejti do të vendoset nëse këto operacione do të fillojnë të bëhen sërish ose jo.

Ndërkaq, operacionet e tilla, për shkaqe shëndetësore do të vazhdojnë të kryhen sikur deri më tash.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 17:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 17:30

Cyrih

Clear sky
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 17:20

Shkup

Clear sky
  • 36 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 17:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj