E hënë, 20 Maj, 2013 - 18:36
Subscribe to Syndicate
download

Ngasësi “i krisur" nga Kosova nuk i përgjigjet dënimit me burg

23.08.2012 - 14:34

Amir B., shqiptar nga Kosova me shtetësi të Serbisë, i cili para disa vjetësh ishte bërë i njohur në opinionin zviceran për maninë e tij të ngasjes së shpejtë të veturave (gjermanisht:”raser”), si duket këtë herë i ka ikur edhe dënimit me burg.

Autoritetet i kanë humbur gjurmët e ngasësit “të krisur“ nga Kosova.

Ai do të duhej tashmë të ishte në burgun e Cyrihut që nga qershori i këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar për “Blick” Rebecca de Silva, zëdhënësja e Zyrës për shërbim korrektues në Cyrih. 

Amiri, 28-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve, lidhur me dënimin kishte ushtruar ankesë, por ankesa e tij është hedhur poshtë.
Tashmë është bërë i plotfuqishëm dënimi për veprën penale të kryer në vitin 2011, për shkak të vozitjes edhe pa leje.

Amiri ka rënë ndesh rreth 30 herë me ligjin. Së fundi, në vitin 2011 ai kishte marrë dënim me 19 muaj burgim edhe për ndihmën e dhënë në një rast vjedhjeje. Kësaj mase ndëshkuese i ishte shtuar edhe dënimi me kusht prej 26 muajsh, i shqiptuar më herët për një vepër tjetër.  

Në vitin 2004 Amiri nga rrethina e Cyrihut kishte rënë në sy me deklaratat e tij për televizionet e Zvicrës gjermanofone, ku ai bënte “vetëlëvdata” se “ishte psikopat” dhe se më mirë shkaktonte aksident sesa lejonte të humbiste garën në vozitje të makinës. Atij, pikërisht për shkak të shkaktimit të aksidenteve i ishte marrë patenta e shoferit.

Reklamë

E veçantë në Zvicër është paraqitja dukshëm më e shpeshtë e rasteve me tuberkuloz në mesin e të huajve që jetojnë këtu në krahasim me zviceranët. 7 nga 10 të sëmurët janë të huaj
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 17:50

Prishtinë

Few clouds
  • 24 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 18:00

Cyrih

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 17:50

Shkup

Few clouds
  • 29 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 18:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj