E premte, 24 Maj, 2013 - 03:47
Subscribe to Syndicate
download

Një videolojë për të ndihmuar të rinjtë të luftojnë kundër depresionit

03.08.2012 - 12:54

Të konsideruara shumëherë sikur lojëra që të bëjnë të paaftë dhe të izolojnë, lojërat në vido (video game) mund të ndihmojnë gjithashtu adoleshentët luftojnë kundër depresionit. Në Zelandën e Re, një lojë e zhvilluar nga disa psikiatër, ku një botë imagjinare vihet në pah.

Në vend se të nxisë shkatërrimin për argëtim, loja SPARX synon të mësojë adoleshentët se si të përballen me depresion, duke u bazuar në një metodë të njohur, të ashtuquajtur një terapi mbi sjelljet (CBT).

Po aq e rëndësishme konceptuesit e saj donin të krijojnë një mjet argëtues dhe emocionues për pacientët të cilët shpesh nuk janë të gatshëm për të kërkuar këshilla dhe që janë mërzitur nga udhëzimet e të rriturve.

Në botën imagjinare të paraqitur nga SPARX lojtarët hyn në lëkurën e një avatari që shkatërron mendimet negative me topa të zjarrtë për të shpëtuar botën nga dëshpërimi dhe pesimizmi.

Drejtori i Projektit, Sally Merry, pedo-psikiatër në Universitetin e Auckland-it, shpjegon se kjo qasje është e pazakonshme dhe josh adoleshentët, sepse ajo u lejon atyre të përballen me problemet e tyre, me vetveten dhe në ritmin e tyre.

"Ne nuk jemi të obliguar për të trajtuar problemet psikologjike në mënyrë tmerrësisht serioze", thekson ajo. "Terapia nuk duhet të jetë patjetër serioze dhe e rëndë, ajo mund të bëhet po ashtu me argëtim“.

Sipas studimeve ndërkombëtare, ndër vendet e pasura, Zelanda e Re është një nga ata që vazhdimisht ballafaqohet më së shumti me vetëvrasjen e të rinjve. Sally Merry dëshiron të bëjë që trajtimi i kësaj sëmundje të bëhet më e kapshme për të gjithë.

"Depresioni në mesin e të rinjve është një fenomen ndërkombëtar. Ai është i zakonshëm dhe shpeshherë nuk shërohet”.

Por depresioni shoqërohet shpesh në këtë grupmoshë, me dështimin arsimor dhe izolimin social.

Shpesh të rinjtë "kanë përshtypjen se ndjehen keq dhe ata duhet të mësohen me këtë ndjenjë”. SPARX dhe metoda CBT tregon se mund të bëjmë diçka tjetër, përveç se të pranojmë atë", thotë psikiatri.

Loja në fjalë ka shtatë nivele që zgjasin secili dyzet minuta - një kohëzgjatje e ngjashme me konsultimet tradicionale me një mjek - dhe u drejtohet të rinjve të moshës 13 deri 17 vjet.

I ndihmuar nga një udhërrëfyes, lojtari ecën përpara në lojë që i jep atij çelësat për të menaxhuar më mirë zemërimin, zgjidhjen e konflikteve dhe mëson se si të çlodhet me ushtrime të frymëmarrjes.

Kështu që dalëngadalë, universi në të cilin adoleshenti gjendet bëhet gjithnjë më i ndritshëm dhe më pak kërcënues.

Për Maru Nihoniho, drejtor i Media Interactive, i cili ka punuar në këtë program, thotë: “"Ne jemi munduar që të mbajmë në objektivat terapeutikë duke projektuar një lojë sa më të vërtetë".

Rezultatet e një gjykimi klinik të botuar më herët këtë vit në gazetën mjekësore britanike tregojnë se kjo lojë video është gjithashtu efektive kundër mendimeve të zymta, aq sa mund të jetë një takim me një psikoterapist.

SPARX ka tërhequr interesin e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Australisë dhe Britanisë, duke mos harruar edhe shumë vende ku nuk flitet anglishtja.

Reklamë

Reklamë

Mbrojtësit e konsumatorit po tërheqin gjithnjë e më shpesh produkte të dëmshme nga tregu evropian
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 3 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 02:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 03:30

Cyrih

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 01:50

Shkup

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 03:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj