E djelë, 19 Maj, 2013 - 23:23
Subscribe to Syndicate
download

OECD: Të rinjtë zviceranë, të arsimuar më mirë se prindërit e tyre

12.09.2012 - 10:00

Të rinjtë zviceranë mes 25 dhe 34 vjeç kanë qasje të mirë në arsim, sipas një studimi të kryer nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). 31% prej tyre kanë marrë një edukatë dhe arsimim më të mirë se prindërit e tyre.

Në një nivel më të gjerë, rreth 34% e zviceranëve në mes të moshës 25 dhe 64 vjeç kanë kryer studime në nivelin terciar (universitetet dhe shkollat e larta), shpjegon raporti i lëshuar të martën. 51% kanë përfunduar studimet e tyre pas ciklit të dytë sekondar ose postsekondar joterciar dhe 14% kanë një nivel të ulët të arsimimit në ciklin e dytë të arsimit të mesëm.

Kjo shpërndarje ndryshon në mesin anëtarëve të OECD-së ose në shumicën e vendeve perëndimore. Mesatarisht, 30% e popullsisë së këtyre shteteve kanë një kualifikim ekuivalent në nivelin terciar dhe 44% janë integruar në botën e punës në fund të ciklit të dytë të mesëm dhe pas të mesëm joterciar. Së fundi, rreth 26% kanë përfunduar shkollimin e tyre me një nivel më poshtë se cikli i dytë sekondar.

Më shumë gjasa për të gjetur punë

Raporti thotë se “vendet nxjerrin përfitime ekonomike dhe sociale në mënyrë afatgjate me këtë rritje të investimit në arsim". Për çdo njeri për të cilin paguajmë studimet, vendi merr në formë të kthimit të taksave afërsisht katër herë shumën e investuar fillimisht. Për gratë, megjithatë, kjo përqindje bie në 2.5 herë.

Të rinjtë zviceranë përmbajnë kështu shanset e tyre në qasje në tregun e punës.

13.800 franga për çdo student

Vendet anëtare të OECD-së shpenzojnë çdo vit mesatarisht 9252 dollarë (rreth 8.700 franga) për çdo nxënës, që nga niveli primar gjerë tek arsimi i lartë. Kjo shumë ngrihet deri në 14.716 dollarë (rreth 13.800 franga) në Zvicër.

Reklamë

Autmjetet sot shpenzojnë shumë më pak karburante dhe për këtë arsye kanë rënë të ardhurat nga taksat e karburantit
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 22:50

Prishtinë

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 23:00

Cyrih

Scattered clouds
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 22:50

Shkup

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 22:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj