E enjte, 20 Qershor, 2013 - 12:44
Subscribe to Syndicate
download

Osman Osmani, këshilltar i ri në Schaffhausen

29.10.2012 - 16:43
Me 3733 vota, punëtori sindikal dhe aktivisti i komunitetit shqiptar është njëri ndër 7 këshilltarët e SP-PS-së në Schaffhausen

Në zgjedhjet e mbajtura të dielën, për asamblenë komunale të qytetit Schaffhausen, ka fituar një vend të këshilltarit edhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar të Zvicrës, Osman Osmani.

Me 3733 vota, punëtori sindikal dhe aktivisti shqiptar ka qenë njëri ndër 7 këshilltarët e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës që ka zënë vend në parlamentin e qytetit.

Të përkujtojmë se Osman Osmani ka qenë shqiptari i parë në Zvicër që ka fituar disa vite më parë, një vend deputeti në një parlament kantonal, gjegjësisht në vitin 2006, në Parlamentin e Kantonit Schaffhausen.

I kontaktuar nga albinfo.ch, Osmani shprehet mirënjohës ndaj zgjedhësve dhe premton se do të punojë për realizimin e qëndrimeve të shprehura në fushatën zgjedhore.

”Duke qenë sindikalist dhe veprimtar me bindje të majta, nënkuptohet që do të angazhohem më shumë në lëmin social, respektivisht për respektimin e të drejtave të punëtorëve. Por po ashtu një prioritet imi do të jetë angazhimi për barazinë e të drejtave të të gjithë atyre që jetojnë në Zvicër, gjegjësisht në Schaffhausen, ku jam zgjedhur. Këtu hyjnë gjithsesi shanset e  barabarta të të huajve dhe në këtë kontekst, edhe të bashkatdhetarëve të mi, shqiptarëve”, thotë Osmani.

Ndryshe, partia e cila e ka kandiduar Osman Osmanin, SP/PS ka shënuar një rënie të theksuar, duke zvogëluar përfaqësimin e saj në asamble nga 9 këshilltarë sa kishte në mandatin e kaluar në 7 sish.

Në zgjedhjet për Asamblenë Komunale të këtij qyteti, Osman Osmani ka qenë i vetmi shqiptar që ka kandiduar dhe ka fituar zgjedhjet.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Revista "Time Higher Education" ka vlerësuar universitetet “e reja”, që nuk kanë më shumë se 50 vjetnga themelimi
Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 25 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 11:50

Prishtinë

Few clouds
  • 31 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 12:30

Cyrih

Broken clouds
  • 21 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 11:50

Shkup

Clear sky
  • 33 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 12:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj