E enjte, 20 Qershor, 2013 - 02:29
Subscribe to Syndicate
download

Padi për politikanin e SVP-së që fyeu publikisht azilkërkuesit

15.08.2012 - 08:41

Pasi i kishte quajtur azilkërkuesit palestinezë "fundrrina", ish-deputeti nacional i SVP-së, Ulrich Schlüer, nga Flaach i Cyrihut do të përballet me drejtësinë për shkelje të mundshme të nenit kundër racizmit.

Një person privat ka ngritur padi ndaj politikanit të SVP-së për shkelje të ligjit mbi diskriminimin racor.

Pas padisë qëndron një zviceran me origjinë palestineze që ka jetuar këtu prej 30 vjetësh. Ai është kryetar i Federatës së organizatave ombrellë islame në Zvicër, bën të ditur “Tages anzeiger”.

Avokati David Gibor, përfaqësues ligjor i paditësit privat, tha se bëhet fjalë për një pamflet të plotë të Schlüersit, me plot deklarata raciste, duke poshtëruar dhe degraduar palestinezët.

Prokurori i Cyrihut, Hans Maurer, ka konfirmuar të martën për “Tages-anzeiger” procedura e ndjekjes penale.

Në artikullin e 19 korrikut, i cili ishte publikuar në faqen e internetit "Sifa" dhe të njëjtën e kishte përcjellë te mediat, politikani i SVP-së flet për një zënkë ndërmjet azilkërkuesve në lagjen e tij.

Schlüer në tekstin e tij kishte raportuar sesi disa azilkërkues palestinezë të dielën pasdite në lagjen e tij ishin përfshirë në rrahje, duke i krahasuar me “kafshët". Ai gjithashtu i ka quajtur azilkërkuesit si "fundërrina" që duhet të deportohen menjëherë.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 01:50

Prishtinë

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 01:30

Cyrih

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 01:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj