Papunësia e të rinjve rritet në Zvicër
Gjatë muajit korrik, numri i të papunëve në Zvicër ka mbetur relativisht i ulët. Sikur muajin e kaluar, kuota e të papunëve ka mbetur në 2.7 për qind. Megjithatë, papunësia e të rinjve u rrit ndjeshëm.
Në qendrat rajonale të punësimit (RAV), deri në fund të korrikut janë regjistruar si të papunë 116.294 persona.
Për më tepër, shkalla e papunësisë është raportuar të jetë dukshëm më e lartë në Zvicrën Perëndimore dhe Ticino me 3.9 për qind në krahasim me atë të pjesës gjermano-folëse, ku është regjistruar 2.2 për qind.Numri i të rinjve të papunë të moshës 15 - 24 vjeç është rritur gjatë korrikut për 12 për qind.
“Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar bëhet fjalë për një rritje prej mbi 9 për qind”, njofton Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO).
Moti
Bernë
- 4 °C
Sht, 18/05/2013 - 06:20
Prishtinë
- 20 °C
Sht, 18/05/2013 - 07:30
Cyrih
- 15 °C
Sht, 18/05/2013 - 09:50
Shkup
- 20 °C
Sht, 18/05/2013 - 08:30
