Partitë: Sa më të djathta - aq më të pasura

SVP-UDC ka shpenzuar 21 milionë franga në fushata, që është sa 40 përqindëshi i shpenzimeve të të gjitha partive marrë së bashku
image de l'article

Ndarja e parave në skenën politike të Zvicrës nuk është e balancuar, ka konstatuar një studim i realizuar nga Universiteti i Cyrihut, me porosi të Këshillit Federal.

 

Studimi ka ardhur në përfundimin se partitë politike të spektrit të djathtë dhe organizatat ekonomike ndajnë dukshëm më shumë mjete financiare për fushatat zgjedhore ose të referendumeve krahasuar me partitë e majta dhe me sindikatat.

 

Në pesë nga gjashtë votimet e marra për studim, partitë e djathta kanë dhënë dyfish më shumë para për reklamë se sa të majtat. Megjithatë, sipas këtij studimi nuk bën të mbivlerësohet ndikimi i parasë në vendimet politike. Këtë e tregojnë edhe rastet kur fushatat që kanë kushtuar shumë shtrenjtë, kanë dalë të pasuksesshme për bartësit e tyre.

 

SVP-UDC n ë legjislaturën e kaluar parlamentare 2008-2011 ka shpenzuar 21 milionë franga në fushata, që është sa 40 përqindëshi i shpenzimeve të të gjitha partive marrë së bashku. FDP-PLR, me 11 milionë të shpenzuara zë vendin e dytë, respektivisht 25% të shumës së përgjithshme. CVP-PDC ka shpenzuar 6 milionë franga për fushatat zgjedhore, ndërsa SP-PS, 4 milionë franga.

 

 

Reagim

0 komentet

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave