Polemikë rreth kostos së avionëve “Gripen”
Shpenzimet për zhvillimin e modelit të ardhshëm të avionit luftarak “Gripen” që Suedia do t’i blejë nuk do të jenë të përmbledhura në faturë, ka pranuar ndërtuesi i tyre “Saab”, raportojnë mediet zvicerane.
Më konkretisht, kostoja e 60 avionëve luftarakë të porositur nga ushtria e këtij vendi skandinav do të kushtojë rreth 4.7 miliardë franga zvicerane, ose 32-33 miliardë kurona. Mirëpo, kostoja e zhvillimit të modelit E/F të “Gripen”-it nuk është e përfshirë në faturë, por duke mos treguar shumën e asaj kostoje.
Zvicra luan një rol vendimtar në këtë polemikë suedeze, ka thënë deputeti i të Gjelbërve suedezë, partia e të cilit është kundër blerjes së avionëve “Gripen”. Sipas tij, «Saab mund ta prodhojë Gripen-in e ri vetëm nëse Zvicra i blen 22 avionë».
Parlamenti suedez e ka zhbllokuar një kredi për të ndërtuar 10 prototipa të “Gripen”-it, por me kusht që “Saab” të arrijë të realizojë edhe një kontratë të rëndësishme jashtë vendit.
Zvicra, pra, do t’i blejë 22 fluturake Gripen E7F, fatura maksimale e të cilëve arrin 3.1 miliardë franga zvicerane, mirëpo populli do ta ketë fjalën e fundit.
Sipas ministrit zviceran të Mbrojtjes, Ueli Maurer, kjo shumë do ta mbulojë koston e zhvillimit, në të cilin Zvicra nuk do të marrë pjesë.
Moti
Bernë
- 6 °C
Pre, 24/05/2013 - 13:50
Prishtinë
- 18 °C
Pre, 24/05/2013 - 14:30
Cyrih
- 8 °C
Pre, 24/05/2013 - 13:50
Shkup
- 25 °C
Pre, 24/05/2013 - 14:00
