E enjte, 23 Maj, 2013 - 19:11
Subscribe to Syndicate
download

Politikani i SVP-së nxit urrejtje raciste në Facebook

02.07.2012 - 08:04

Pas skandalit me “Natën e Kristaleve” nga një anëtar i një kryesie lokale të SVP-UDC-së, ka vazhduar me të njëjtat sllogane në Facebook, mbase edhe më raciste, një anëtar tjetër i po të njëjtës parti nga Solothurni.

Bëhet fjalë për Beat Mosimann nga Solothurni, i cili pretendon të jetë edhe kandidat për deputet kantonal në zgjedhjet e 2013-ës.

Siç raporton gazeta zvicerane e së dielës "Der Sonntag", Mosimann ka shkruar në forumet e rrjetit scoial Facebook sllogane raciste kundër azilkërkuesve, muslimanëve dhe zezakëve.

Me këtë rast ai zhytet në fantazitë më të këqija. Për të parandaluar "cunamin e azilantëve" ai kërkon pushkatimin me ligj ushtarak të azilkërkuesve.

Por, ai nuk e adreson këte vetëm kundër muslimanëve, por gjithashtu u referohet edhe zezakëve, të cilët Mosiman i shan si "njerëz me pigment të tepërt që janë të padobishëm për ekonominë".

Mosimann nuk e ka kursyer publikun gjithashtu duke propozuar kampe të përqëndrimit. Sipas tij, azilkërkuesit duhet të vendosen të ndarë në bazë të gjinisë. Përveç kësaj, ai thotë se ata duhet të marrin vetëm një racion të ushqimit.

Derisa krerët e CVP-së ende nuk janë në dijeni për idetë çnjerëzore të anëtarit të tyre, kryetari kantonal ,Valter Wobmann, përgjigjet i prerë se Mosimann duhet të përjashtohet nga partia.

Po ashtu një anëtar i një kryesie lokale të SVP-UDC-së është akuzuar se gjatë vikendit të kaluar ka shkruar në rrjetin scoial Twitter një fjali me përmbajtje neonaziste. Në atë fjali ai thërriste për një “Natë tjetër kristalesh. Kësaj radhe kundër xhamive”.

Prokuroria shtetërore e Cyrihut ka vendosur nisjen e një procedure penale kundër kuadrit të SVP-së, Alexander Müller, për shkelje të mundshme të nenit kundër racizmit.

Por, jo vetëm kaq. Pasi rasti ishte shndërruar në një skandal publik, edhe partia e Müllerit, SVP-UDC, ka përjashtuar aktivsitin e deritashëm nga radhët e saj.

Reklamë

Reklamë

Mbrojtësit e konsumatorit po tërheqin gjithnjë e më shpesh produkte të dëmshme nga tregu evropian
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 18:20

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 15 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 18:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 18:20

Shkup

Scattered clouds
  • 22 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 18:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj