E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 04:57
Subscribe to Syndicate
download

Pret 15 orë në telefon për biletë!

04.08.2012 - 19:37
“Dëshiroja vetëm të mësoj se çfarë do të thotë në të vërtetë ajo: `sa më shpejtë që të jetë e mundur`që e thonë sekretareshat automatike

Të gjithë e kemi dëgjuar me qindra herë kur në anën tjetër të telefonit “sekretaresha” na ka lutur që “të kemi durim se së shpejti do të vijmë në radhë porsa personeli të jetë i lirë”. Sigurisht, shpesh nuk kemi pasur durim dhe e kemi lëshuar dëgjuesen.

Por kështu nuk ka bërë një biznesmen australian. Ai ka treguar durim dhe qëndrueshmëri heroike në përballje me sekretaren matanë telefonit, e cila në vazhdimësi po e luste të kishte durim... Dhe këtë durim australiani Andrew Kahn e kishte pasur me bollëk: plot 15 orë thotë të ketë pritur pa e shkëputur linjën në kontaktin telefonik me kompaninë e fluturimeve Qantas, për të bërë vërtetimin e biletës së tij për në Nju Jork. Këtë kohë ai, natyrisht, e kishte shfrytëzuar edhe për aktivitete tjera, si shikim në internet dhe lexim të një libri të tërë prej 200 faqesh.

“Dëshiroja vetëm të zbuloj se çfarë do të thotë në të vërtetë ajo: `sa më shpejtë që të jetë e mundur`që e thonë sekretareshat automatike nëpër kompani të ndryshme”, ka thënë Kahn për shtypin australian. Por, kur kaluan plot 15 orë, edhe durimit titanik të Kahnit i erdhi fundi. Kishte pritur me telefon të hapur nga ora 19.22 e të mërkurës deri në orën 11.01 të të enjtes dhe akoma nuk i ishte përgjigjur askush në telefon.

Kompania Qantasn nuk ka dashur të komentojë rastin konkret por vetëm ka deklaruar se “pritjet më të gjata deri më tash kanë qenë 17 minuta”.

Reklamë

Reklamë

Pas saj vjen kompania Google, e cila vlen 146 miliardë dollarë , IBM (112.5 miliardë), McDonald (90.3), Coca-Cola (78.4) etj.
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 04:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 04:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 04:20

Shkup

Overcast, light rain
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 04:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj