Reagon disenjatori i orës së hekurudhave zvicerane
Kontesti rreth licencës së disenjit të orës simbol të hekurudhave zvicerane SBB duket se ende nuk ka përfunduar.
Në firmën zvicerane „Mondaine“ që kishte disenjuar orën për hekurudhat zvicerane, janë befasuar me marrëveshjen e arritur ndërmjet SBB dhe Apple, që kjo e fundit me licencë të përdorë dizajnin e orës së stacionit të SBB-së për pajisjet si iPad dhe iPhone.
“Ne kemi qenë të informuar shumë vonë për marrëveshjen mes SBB-së dhe Apple", thotë Andre Bernheim, bashkëpronar i “Mondaine”.
“Mondaine” mban të drejtën ekskluzive të licencës së orës së SBB-së që nga viti 1986. Në marrëveshje me Apple firma zvicerane e orëve “Mondaine” nuk ishte e përfshirë.
Ora e SBB-së ishte njohur ndërkombëtarisht duke iu falënderuar “Mondaine”.
"Ne e kemi bërë të njohur orën e SBB-së nëpër botë", thotë Bernheim. Shtëpitë e mëdha të artit, të tilla si Muzeu i Artit Modern në Nju-Jork e ka shitur këtë orë në dyqanin e saj.Apple kishte vjedhur dizajnin e orës SBB për iPhone dhe iPad të ri. Të premten e kaluar SBB bëri publike marrëveshjen e arritur për t’i dhënë licencën Apple-s.
Ora zvicerane, një simbol disavjeçar, është në formën e planetit dhe ka akrepin e sekondave me ngjyrë të kuqe.Ora simbol e hekurudhave zvicerane SBB që ndodhet në çdo tren dhe stacion helvetik është konceptuar nga inxhinieri Hans Hilfiker në vitin 1944.
Në vitin 1955 ajo u bë ora “zyrtare” dhe pjesë e identitetit të këtyre hekurudhave.
Moti
Bernë
- 6 °C
Dje, 26/05/2013 - 08:20
Prishtinë
- 16 °C
Dje, 26/05/2013 - 08:30
Cyrih
- 7 °C
Dje, 26/05/2013 - 08:20
Shkup
- 19 °C
Dje, 26/05/2013 - 08:00
