Rekord në Eurozonë: 18.5 milionë të papunë
Numri i të papunëve në eurozonë ka mbërritur rekordin prej më shumë se 18 milionë.Në fakt, 18.5 milionë të papunë janë të regjistruar si të papunë në shtetet e kësaj zone, bën të ditur zyra statistikore e BE-së Eurostat me seli në Luksemburg.
Numrit të papunëve i janë shtuar 146 mijë më shumë se sa vitin e kaluar duke shkuar në 11.6 për qind nga 10.3 që ishte në 2011. Papunësia më e madhe është regjistruar në Spanjë me 25.8 përqind, ndërsa më e ulta në Austri me 4.4 përqind.
Në Spanjë dhe në Greqi, dy vendet e goditura më fort nga kriza financiare, më shumë se gjysma e fuqisë së punëtore nën 25 vjeç, aktualisht janë të papunë. Shifrat më të ulëta të papunësisë mes të rinjve u regjistruan në Gjermani, rreth 8 për qind, ndërsa 5.4 për qind është shifra e të papunëve në total. Vendet e Eurozonës po përpiqen të rimëkembin ekononinë e goditur nga kriza financiare, raporton TCH.
Në total, ekonomia e monedhës së përbashkët është në recesion. Ajo humbi terren me 0.2 përqind në 6-mujorin e parë të këtij viti.
Përvec Greqisë, edhe Italia dhe Spanja janë vende zyrtarisht në recesion, ndërsa ekonomia franceze po rimëkëmbet në 3-mujorshin e tretë të këtij viti.
Moti
Bernë
- 12 °C
Mar, 21/05/2013 - 14:50
Prishtinë
- 26 °C
Mar, 21/05/2013 - 15:00
Cyrih
- 10 °C
Mar, 21/05/2013 - 14:50
Shkup
- 29 °C
Mar, 21/05/2013 - 15:00
