E premte, 24 Maj, 2013 - 04:15
Subscribe to Syndicate
download

Së shpejti, fluturime Linz - Prishtinë

20.10.2012 - 09:44
Linja, e udhëhequr nga Belle Air, do të mbahet një herë në javë, çdo të shtunë

Duke filluar nga 22 dhjetori i këtij viti do të futet në funksion linja ajrore Linc –Prishtinë dhe anasjelltas. Kështu, për herë të parë kosovarët dhe të tjerët me qëndrim në landin Oberösterreich të Austrisë do të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me Kosovën.

Linja, e udhëhequr nga Belle Air, do të mbahet një herë në javë, çdo të shtunë. Aeroplani do të niset nga Prishtina në drejtim të Lincit në orën 12:30 ndërsa do të mbërrijë në orën 14:20. Fluturimi në drejtim të kundërt do të jetë pas njëzet minutash të qëndrimit të aeroplanit në aeroport.

Fluturimet Linz-Prishtinë dhe anasjelltas mund të bëhen edhe më të shpeshta qysh në sezonin e ardhshëm veror, në varësi të kërkesave, thonë në Aeroportin e Linzit., shkruan austrian aviation net.

Vjena, duke filluar nga qershori, është e lidhur me Prishtinën me katër fluturime në javë, të udhëhequra nga Belle Air Europe. Ndërsa aktualisht mungojnë lidhjet e drejtpërdrejta të Vjenës me Shkupin.

 

Reklamë

Reklamë

Mbrojtësit e konsumatorit po tërheqin gjithnjë e më shpesh produkte të dëmshme nga tregu evropian
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 03:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 03:30

Cyrih

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 01:50

Shkup

Few clouds
  • 13 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 04:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj