Së shpejti, hamburger të klonuar

Hamburgeri i parë me mish viçi të grirë, i bërë nga qelizat burimore (të klonuara) të viçit, është zbuluar në një laborator holandez.
Thuhet se ky mish do të jetë i gatshëm për këtë vjeshtë, një zbulim i cili mund të ndryshojë sistemin e shtimit të begatisë, të ushqimit botëror. Shkencëtarët e këtij zbulimi pohojnë se kjo mënyrë e prodhimit të mishit do të jetë edhe në favor të mbrojtjes së mjedisit natyror.
Dr. Mark Post, mjek me profesion dhe shef i Departamentit të Fiziologjisë në Universitetin e Mastrihtit (Holandë), ka në plan të prezantojë këtë hamburger në tetor, ka thënë ai për gazetarët.
Kostoja për të prodhuar hamburgerin e parë "eksperimental" ngritet gjerë në 250.000 euro, tha studiuesi, duke shtuar se i dyti duhet të jetë më i përballueshëm (200.000 euro).
Ky projekt është financuar nga një donator i pasur, i cili dëshiron të mbetet anonim, tha ai, duke shpjeguar se donatori në fjalë synonte të "ulë numrin e kafshëve të fermës, të cilat mbyten vetëm për mishin e tyre. Duke zvogëluar numrin e kafshëve, do të zbresim gjithashtu emetimet e gazeve serë që rezultojnë nga bagëtia".
- - Banda serbo-kosovare plaçkit 44 trezorë! (18.05.2012 - 12:16)
- - Qeveria nuk dëshiron të zgjedhet nga populli (18.05.2012 - 08:03)
- - Gjykata Federale i jep të drejtë Lëvizjes kundër islamizimit të Zvicrës (16.05.2012 - 13:16)
- - Një super ëndërr mbi vranësira (16.05.2012 - 11:50)
- - Jura e Bernës kërkon vend të rezervuar në parlament (16.05.2012 - 08:52)
- - Dështon dëbimi i refugjatit iranian (16.05.2012 - 08:48)
- - Dorëzohet notari i Rajnës (16.05.2012 - 08:45)
- - Gjermania ndihmon Eurozonën që të mos zhytet në recesion (15.05.2012 - 17:01)
- - Bamirësi anonim dhuron tharëse flokësh! (15.05.2012 - 16:51)
- - Pleqëria: Vizita e nipërve, më e mirë sasa sporti (15.05.2012 - 13:03)

















































Post new comment