E enjte, 23 Maj, 2013 - 10:45
Subscribe to Syndicate
download

Sa do të kushtojë një Iphone 5 në Zvicër?

22.09.2012 - 07:35

iPhone 5 do të paraqitet në tregun zviceran më 28 shtator, derisa radhë të gjata të njerëzve janë duke u parë në mbarë botën për të siguruar modelin më të ri të iPhones.

Derisa iphone 5 është në dispozicion në Australi, Japoni, Hong-Kong, Singapor, Gjermani, Francë, Britani të Madhe dhe SHBA, në Zvicër po bëhen përllogaritjet paraprake për çmimin e modelit të fundit të Iphone.

„Comparis“, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit, duke u bazuar në një sondazh të realizuar me kompanitë më të mëdha të telefonisë mobile në Zvicër ka konstatuar se në “Coop Mobile”, Iphone 5 është më i liri.

1358 franga kushton në “CoopMobile” një smartphone i ri Apple me një abonim dyvjeçar, duke përfshirë bisedat, sms-at dhe download-in.1727 franga, dukshëm më shtrenjtë do të kushtojë një Iphone 5 në Sunrise, ndërsa 2053 franga në Orange dhe 2169 në Swisscom.

Apple ka njoftuar se ka arritur të shesë më shumë se 2 milionë iPhone 5 me paraporositë e konsumatorëve brenda 24 orëve të para pas prezantimit.

Dhe kësaj radhe pritet që Apple të thyejë rekordet e saj të shitjes, të cilat do ta bënin këtë model të ri të iPhone si më të suksesshmin deri tani.Ekspertë të industrisë vlerësojnë se kompania Apple deri në fund të vitit mund të shesë deri 50 milionë iPhone të rinj.

Reklamë

Reklamë

Të huajt që dëshirojnë të punojnë një kohë të shkurtër në Zvicër këtë mund ta bëjnë “online”, duke bërë regjistrimin në një faqe interneti të qeverisë zvicerane.
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 09:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 10:30

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 09:50

Shkup

Broken clouds
  • 19 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 10:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj