E premte, 24 Maj, 2013 - 01:41
Subscribe to Syndicate
download

Sekreti i qindvjeçares: As sport, as hapa

25.09.2012 - 11:43

Të enjten, më 27 shtator, Juliana Koo do të festojë 107-vjetorin e saj. Amerikania ka lindur në shekullin e fundit, në vitin 1905, në Tianjin të Kinës, në kohën kur Cari i Rusisë përballohej me luftën kundër japonezëve dhe kur Theodore Roosevelt ishte president i Shteteve të Bashkuara.

Të dielën e kaluar fëmijët e saj, nipërit dhe stërnipat si dhe miqtë u mblodhën të gjithë në Hotel Pierre në Nju-Jork për të festuar këtë ngjarje, një traditë që mbahet që nga nëntëdhjetëvjetori i saj në vitin 1995, raporton gazetari James Barron në blogun e tij në “New York Times”.

Në vitin 2005, me rastin e njëqindvjetorit të saj, Juliana Koo pati mbajtur edhe një fjalim:

"Zakonisht, unë kurrë nuk kam dhënë fjalim, por për ditëlindjen time të njëqindtë kam vendosur që të paktën të përpiqem të mbaj një fjalim".

Në blogun e tij, James Barron është interesuar për këtë jetëgjatësi të jashtëzakonshme, duke i pyetur të afërmit e zonjës. Mbesa e madhe e saj, Ying YingYuyan, thotë që shpjegimi është shumë i thjeshtë:

"Kur dikush e ka pyetur atë për sekretin e jetës së saj të gjatë, ajo është përgjigjur: "Mos bëni ushtrime, hani gjalpë sa të doni, por kurrë mos u ktheni prapa për të vështruar të kaluarën".

Këto tri këshilla nuk janë të vetmet për të shpjeguar jetëgjatësinë e Juliana Koo-së. Vajza Shirley Young beson se pasioni i saj për mishin e derrit si dhe urrejtja e saj për receptet mjekësore kanë shumë të bëjnë me këtë.

"Ajo nuk pi ilaçe. Kur mjekët i japin asaj hapa për të pirë, ajo zakonisht i fsheh, ose vetëm e pi përgjysmë. Njerëzit vazhdojnë ta këshillojnë të marrë barna kineze, por ajo nuk i pi asnjëherë".

Sidoqoftë, kjo metodë duket se ka treguar për rezultatet e veta dhe duket mjaft e bindshme për njëqindvjeçaren. Bile, thuhet se në ditëlindjen e saj, ndërsa kërcente me djalin e saj në këngën e njohur Moon River, ajo është ankuar se muzika ishte tepër e ngadalshme.

Reklamë

Reklamë

Mbrojtësit e konsumatorit po tërheqin gjithnjë e më shpesh produkte të dëmshme nga tregu evropian
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 00:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 01:30

Cyrih

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 00:50

Shkup

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 01:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj