Shaqiri, ende beqar
Me kalimin e tij në FC Bayern, yllit në ngritje të futbollit, Xherdan Shaqirit po i shtohen edhe ofertat për tu lidhur me femra nga më të ndryshmet. Rrethi i ri, qyteti (Munihu) shumë më i madh se ai prej nga ka ardhur (Bazeli), mediet e shumta e të fuqishme nuk e lënë pa bërë ndikimin e tyre në jetën e Shaqirit.
Megjithatë, ai thotë se ende nuk “i ka thënë po” asnjërës nga ofertat e shumta të femrave, gjithsesi të bukura, që i bëhen në vazhdimësi. “Unë nuk mundem ta di nëse ato e duan Xherdanin apo “Shaqirin”, ka thënë xhuxhi magjik në një intervistë për “Schweizer Illustrierte” që është publikuar sot.
Me këtë ai ka aluduar në lakminë që vajzat e reja mund të kenë për famën dhe paratë e tij, ndërsa ai do të donte që vajza e ëndrrave të tij ta dojë atë si person dhe familjen e tij. Po, pra, edhe familjen!
Sepse, siç e thotë Shaqiri në intervistë, ai është njeri shumë familjar. “Prindërit e mi parapëlqejnë që unë të martohem me ndonjë shqiptare nga Kosova. Ndërsa për mua përkatësia e të zgjedhurës sime është e rendit të dytë. Me rëndësi të duhemi dhe të ma dojë familjen”, ka thënë ai.
Se është njeri i përkushtuar ndaj familjes e tregon edhe prania e përhershme e njërit nga vëllezërit e Shaqirit në apartamentin e madh tetë dhomëshe në periferi të Munihut, shkruan “Schweizer Illustrierte”.
Moti
Bernë
- 7 °C
Dje, 26/05/2013 - 08:50
Prishtinë
- 14 °C
Dje, 26/05/2013 - 09:30
Cyrih
- 7 °C
Dje, 26/05/2013 - 08:50
Shkup
- 23 °C
Dje, 26/05/2013 - 09:30
