E shtunë, 18 Maj, 2013 - 18:20
Subscribe to Syndicate
download

Shqiptari, kompromis me kazinon: Merr "vetëm" 1 milion euro

09.10.2012 - 14:50
Një vit e gjysmë më vonë, pas disa seancave gjyqësore, duket se Behar Mërlaku ka pranuar që nga 43 milionë të bjerë në 1 milion euro

Shqiptari nga Zvicra, Behar Merlaku është dorëzuar, duke u kënaqur me “vetëm” një milion euro, në vend të 43 milionë sa i kishte kërkuar nga kazinoja e Bregenzit, Austri.

Historia e 26 vjeçarit nga Zvicra kishte nisur në mars të vitit 2011, me një gabim teknik të automatit të kazinos, i cili në ekran kishte treguar shifrën prej 43 milionë eurosh. I bindur se e kishte fituar këtë shumë, Behari e kishte kërkuar atë nga menaxhmenti i kazinos (Casinos Austria AG). Ata nuk kishin dashur të dëgjonin, duke u arsyetuar se bëhet fjalë për një gabim softueri, pasi që në kazinon e tyre nuk ka fitime milionëshe.

Ndërsa Merlaku kishte marrë avokatin dhe ishte nisur rrzugüës së gjatë për të kërkuar shumën e patrave, që, sipas tij, e kishte fituar.

Një vit e gjysmë më vonë, pas disa seancave gjyqësore, duket se Behari ka pranuar kompromisin “e dhimbshëm”: Ai, sipas gazetës austriake “Heute” ka arritur marrëveshje jashtëgjyqësore me kaznon e Bregenzit, që  të heq dorë nga kërkimi i 43 milionë eurove, duke pranbuar të marrë 1 milion euro në emrin e fitimit.

Në procesin gjyqësor të mbajtur në janar të këtij viti në Gjykatën e landit në feldkirch, bëhej fjalë për një dëmshpërblim prej 5 milionë eurosh. Sipas avokatit të Merlakut, Casinos Austria AG i kiishte ofruar atij 500 mijë euro, që nuk i mbushte aspak syrin klientit të tij.

Në muajt në vazhdim, dy palët në kontest duket të jenë pajtuar për shumën e kompromisit, 1 milion euro. “Procesi gjyqësor  nuk do të vazhdojë më” ka thënë një zëdhënësi i gjykatës për mediet austriake.

Ndërsa në casino Austria AG nuk japin informata rreth asaj që thuhet në gazetën “Heute” se Behar Merlaku është pajtuar që si dëmshpërblim të marrë 1 milion  euro.

Reklamë

Ata që brenda ditës pinë së paku një gotë lëng që përmban sheqer, kanë 23 për qind më tepër rrezik për tu sëmurë nga gurët në veshka, në krahasim me të tjerët
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
albinfo.ch: Arkitekti Bujar Nrecaj në ditën e përurimit të hotelit
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds, partial fog
  • 4 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 06:20

Prishtinë

Few clouds
  • 25 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 17:30

Cyrih

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 17:20

Shkup

Few clouds
  • 31 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 17:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj