E shtunë, 25 Maj, 2013 - 17:58
Subscribe to Syndicate
download

Shqiptari nuk pranon asgjë më pak se 43 milionë euro!

06.07.2012 - 16:49
Odisejada e këtij “fitimi” po vazhdon tash një vit, ndërsa procesi për të është nisur për së dyti në një gjykatë austriake

Behar Merlaku nga Dietikoni i Cyrihut, në mars të vitit 2011 kishte provuar fatin në një automat bixhozi në një kazino të Bregenzit, Austri. Ajo që i kishin parë sytë në ekranin e automatit  kishte qenë diçka e pabesueshme: i kishte rënë xhekpoti me shifrën 43 milionë euro!

Por, kur Behari shkon të marrë fitimin, i dalin pengesat përpara.

Përgjegjësit i thonë se bëhej fjalë për një defekt teknik të automatit dhe se në kushte normale në atë automat nuk mund të fitohen më shumë se 4500 euro. Por shqiptari nga Zvicra nuk dorëzohet.

Ai merr avokat dhe me ndihmën e tij padit kazinonë. Odisejada e këtij “fitimi” po vazhdon tash një vit, ndërsa procesi për të është nisur për së dyti në një gjykatë austriake.

Të dyja palët po këmbëngulin në të drejtën e tyre ndërkohë që janë duke u zhvilluar bisedime për një pajtim në mes tyre para rifillimit të procesit. Avokatët nuk kanë dashur të japin ndonjë koment lidhur me shumën e kërkuar respektivisht të ofruar të zhdëmtimit.

Në muajin janar, kazinoja i kishte ofruar atij 500 mijë euro si kompromis, por Behari nuk e kishte pranuar. 

Reklamë

Reklamë

Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 17:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 17:30

Cyrih

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 17:20

Shkup

Scattered clouds
  • 22 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 17:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj