E premte, 24 Maj, 2013 - 12:16
Subscribe to Syndicate
download

Shqiptari, para Gjykatës Federale për vrasjen e kryer në vitin 1992

17.10.2012 - 07:10
Nipi i plakës së vrarë në vitin 1992 në Gerlafingen kishte bërë një kallëzim penal kundër kreut të bandës, shqiptarit Ilir Sadrijaj

Pasi që Gjykata e lartë e Soloturnit pati hedhur poshtë ankesën kundër ndërprerjes së hetimeve për vrasje në rastin e "grabitësve të dhomave të fjetjes", rasti pret zgjidhjen para Gjykatës Federale të Zvicrës.

Në një sulm grabitçar të zhvilluar në vitin 1992 në Gerlafingen, qe vrarë në dhomën e saj të gjumit një grua 81 vjeçare. E dyshuar për kryerje të këtij krimi prej asaj kohe konsiderohet banda e "dhomave të fjetjes" e përbërë nga shqiptarë të Kosovës, e cila ishte aktive gjatë viteve 90 nëregjione të ndryshme të Zvicrës.

Megjithëse vrasja kishte ndodhur, asnjëherë nuk ishte ngritur padi për të. Neglizhime të ndryshme të bëra nga përgjegjësit lokalë të drejtësisë, sollën te vjetërsimi (parashkrimi) i delikteve tjera që lidheshin me grabitjet.

Por, nipi i plakës së vrarë në vitin 1992 në Gerlafingen kishte bërë në vitin 2010 një kallëzim penal kundër kreut të bandës, shqiptarit nga Kosova, Ilir Sadrijaj, sot 42 vjeçar.

Pas një periudhe mbi njëvjeçare, prokuroria ndërpreu veprimet hetimore për shkak të mungesës së provave. Para një muaji dhoma e ankesave e Gjykatës së Lartë ka vendosur se nipi i gruas së vrarë para njëzet vitesh nuk ka të drejtë të bëjë kallëzim penal për gjyshen e tij, për shkakun se ai nuk kishte lidhje të afërt gjaku me gruan e vrarë.

Tash, lënda qëndron para Gjykatës federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër.

 

Reklamë

Reklamë

Zvicra do të jetë shteti i parë i Evropës kontinentale si dhe shteti i parë ndër 20 fuqitë më të mëdha ekonomike të botës, që lidhin një marrëveshje për tregtinë e lirë
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 11:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 18 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 11:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 11:20

Shkup

Scattered clouds
  • 21 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 11:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj