E shtunë, 25 Maj, 2013 - 23:57
Subscribe to Syndicate
download

Shqiptarit, 7 vjet burg për therje të zviceranit

05.10.2012 - 15:34
Se a do të dëbohet nga Zvicra Rasim R., do të vendosë më vonë Zyra për Migracion

Rasim R., shqiptari që ka therur mundësinë zviceran Kari Zingrich, është dënuar sot me 7 vjet heqje lirie. Duke shqiptuar këtë dënim, gjykata regjionale e Thunit ka ndjekur plotësisht palën paditëse, e cila kishte kërkuar po ashtu 7 vjet burg për tentim vrasjeje të qëllimtë, me ç`rast të dëmtuarit i janë shkaktuar plagë të rrezikshme për jetë. 

Rasti i plagosjes së ish sportistit dhe politikanit lokal të SVP-UDC-së kishte ndodhur më 15 gusht të vitit të kaluar. Ai i kishte shërbyer pastaj kësaj partie për të zhvilluar një fushatë, ku kishte rënë në sy veçanërisht afishja me tekstin “Kosovarët therin zviceranët”.

Duke u përgjigjur para trupit gjykues, Rasim R. ka theksuar se i vjen keq për ngjarjen.  Sipas tij, ditën kur ka ndodhur krimi ai dhe vëllai kishte pasur një shkëmbim fjalësh me dy zviceranë në kopshtin e një restoranti në Interlaken. Kur mundësi Zingrich ishte ngritur, ky kishte pasur frikë se po ia sulmonte vëllanë dhe kishte bërë përpjekje ta mbronte atë.

Edhe mbrojtësi (për nga detyra zyrtare) ka pohuar se Rasimi e ka kryer sulmin duke qenë në lajthitje. Sipas tij, për këtë vepër penale masa ndëshkuese adekuate do të ishte 3 vjet, prej të cilave gjysma  me kusht.

Ndërsa prokuroria kishte ngulur këmbë se sulmi ishte bërë me qëllim të vrasjes kështu që dënimi meritor do të ishte ai prej 7 vjet burg.

Reklamë

Reklamë

Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 23:20

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 11 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 23:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 23:20

Shkup

Scattered clouds
  • 14 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 23:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj