E hënë, 20 Maj, 2013 - 02:58
Subscribe to Syndicate
download

Shtyrja e pensionimit, në trend

08.10.2012 - 17:10
Po ashtu në Zvicër viteve të fundit po shkon drejt rënies trendi i mëparshëm për pensionim të parakohshëm

Gjithnjë më shumë zviceranë vazhdojnë të punojnë edhe përtej moshës së paraparë për të dalë në pension, që është e rregulluar me ligj. Paralelisht me këtë dukuri, në Zvicër viteve të fundit  po shkon drejt rënies trendi i mëparshëm për pensionim të parakohshëm.

Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar me kërkesë të Entit Federal për Sigurime Sociale (BSV).

Sipas këtij studimi, rreth një e treta e meshkujve dhe e femrave  gjatë tri viteve të fundit kanë punuar përtej moshës së caktuar për pensionim. Ndërsa marrë mesatarisht, meshkujt në Zvicër pensionohen në moshën 64.1 vjeçare dhe femrat në moshën 62.6 vjeçare.

Në konkurrencë ndërkombëtare, Zvicra në këtë aspekt mban njërin ndër vendet e para, bashkë me Norvegjinë dhe Suedinë.

Shtyrja e moshës për pensionim është një fenomen që gëzon autoritetet përkatëse në Zvicër. Kjo për faktin se vazhdimi i punës nga ana e personave të moshuar ka rëndësi të madhe për tejkalimin e sfidave demografike, gjegjësisht plakjes së shoqërisë.

Nxitja për punë e  punëtorëve në moshë të shtyrë mund të kompensojë mungesën e pritshme të fuqisë punëtore në Zvicër. Ndërsa puna e tyre do të kontribuojë për financimin afatgjatë të sigurimit të pleqërisë.

Reklamë

Autmjetet sot shpenzojnë shumë më pak karburante dhe për këtë arsye kanë rënë të ardhurat nga taksat e karburantit
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 02:20

Prishtinë

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 02:00

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 02:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj