Sigurimi shëndetësor 2-3% më shtrenjtë
Premitë e fondeve të sigurimit shëndetësor në Zvicër do të kenë një shtrenjtim të vogël gjatë kësaj vjeshte, gjegjësisht 2-3 për qind. Një llogari të tillë e ka bërë Christoph Meier, drejtor i organizatës çati të sigurimeve shëndetësore të Zvicrës “Santésuisse”.
Meier, në një intervistë dhënë gazetës “St.galler Tablatt” ka thënë se ngritja e çmimeve do të jetë e ulët për shkakun se edhe shpenzimet për shëndetësinë në Zvicër nuk kanë pasur ndonjë ngritje të madhe.
Por, ai ka shtuar se në vjeshtën e vitit tjetër, 2013 mund të ketë një shtrenjtim dukshëm më të madh të premive shëndetësore.
Moti
Bernë
- 8 °C
Sht, 25/05/2013 - 12:20
Prishtinë
- 13 °C
Sht, 25/05/2013 - 12:30
Cyrih
- 9 °C
Sht, 25/05/2013 - 11:50
Shkup
- 19 °C
Sht, 25/05/2013 - 12:00
