E djelë, 19 Maj, 2013 - 01:56
Subscribe to Syndicate
download

Spitali i Cyrihut sërish lejon synetinë e fëmijëve

11.08.2012 - 13:44
Pas një pezullimi trijavor, Spitali Pediatrik në Cyrih vendosi të aplikojë synetin e fëmijëve për motive fetare

Më 19 korrik, drejtoresha e Departamentit të Urologjisë të Spitalit të Fëmijëve kishte paralajmëruar për pezullimin e përkohshëm të çdo syneti të fëmijëve të cilët nuk e gëzojnë ende moshën e pjekurisë. Mirëpo, të premten i njëjti spital e ka pezulluar këtë ndalesë, duke rikthyer sunimetimi për çështje fetare“Syneti i fëmijëve për çështje mjekësore do të kryhen sërish. Çdo rast do të ekzaminohet në mënyrë individuale. Bëhet sidomos fjalë për garantimin e mirëqenies të fëmijës dhe të informuarit mirë të prindërve”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Spitali Pediatrik.Pezullimi i synetisë, kishte hyrë në fuqi pas që Gjykata e Kolonjës (Gjermani) e kishte vlerësuar se ky lloj operacioni, i kryer mbi fëmijët, për çështje fetare, hynte në kategorinë e goditjeve si dhe lëndimeve të qëllimshme, madje siç thuhej, mund të ndëshkohej me ndjekje penale.Duke u fiksuar se ky lloj operacioni mundet të pasojë me procedura penale, Spitali i Fëmijëve në Cyrih kishte vendosur të angazhojë një komision për të vlerësuar aspektet etike si dhe juridike të kësaj tematike.Sipas një vlerësimi të Ministrisë së Drejtësisë të Kantonit të Cyrihut, ka shumë pak gjasa që një mjek të ndiqet para drejtësisë për arsyeje  të kryerjes së synetit të një djaloshi të ri, dhe përpos faktit se një operacion i tillë mbi një fëmijë, i cili nuk është ende në gjendje të vendosë me mprehtësi, do të mundë të konsiderohet si lëndim trupor i lehtë.Ndërsa sikurse që të kërkohet vendimi i sovranit, atëherë thuhet se synetia vështirë të kalojë në kaloj në votim. Sipas një sondazhi të realizuar nga e përditshmja “20 Minutes”, mbi 64 për qind e lexueseve janë shprehur në favor të ndalesës së synetisë për motive fetare.

Reklamë

Nga gjithsej katër personat që ndodheshin në makinë, ka shpëtuar vetëm shoferi, i lënduar por në gjendje të vetëdijes së plotë.
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 01:20

Prishtinë

Clear sky
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 01:30

Cyrih

Clear sky
  • 11 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 01:20

Shkup

Clear sky
  • 14 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 01:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj