E enjte, 23 Maj, 2013 - 04:27
Subscribe to Syndicate
download

Stopimi i emigracionit, me pasoja për Zvicrën



17.10.2012 - 11:20

Iniciativa e “Ecopop” synon të mbrojë mjedisin nga "mbipopullimi" në Zvicër.

Nëse pranohet një iniciativë e tillë për të ndaluar emigracionin do të ketë pasoja të mëdha për tregun e punës, institucionet sociale dhe do të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve me BE-në.

Aktivistët e “Ecopop”-it kanë thënë se kanë nënshkrimet e nevojshme për të lansuar iniciativën popullore "Stop mbipopullimit".

Me këtë rritja e popullsisë do të jetë i kufizuar nga emigracioni në 0.2 për qind të popullatës, që është në rreth 16 mijë njerëz në vit, raporton “20min”. 

Qeveria dhe Parlamenti janë duke punuar pë një kundërpropozim të iniciativës radikale të “Ecopop”-it për vitin 2015. 

Ruth Derrer Balladore në organizatën e punëdhënësve, përgjegjës për tregun e punës, ka thënë se kjo iniciativë ka pasoja katastrofale. 

Do të rezultojë me një mungesë ekstreme, ngase në vend të 50 mijë të huajve, do të vijnë vetëm 16 mijë, duke përfshirë azilkërkuesit dhe bashkimin familjar.  

“Zvicra nuk mund të ketë nevojë vetëm për mjekë, arkitektë, inxhinierë dhe studiues, por edhe për punëtorë të tjerë”, tha Balladore. 

Andreas Thommen nga “Ecopop” duke argumentuar iniciativën e tyre tha se rënia e produktit bruto të brendshëm për kokë banori është interpretuar si shenjë se pagat janë në presion nga emigracioni. 

Gjithashtu është e padiskutueshme që do të ketë implikime me Brukselin nëse kalon iniciativa e “Ecopop”-it.

Dieter Freiburghaus, profesor i shkencave politike në Lausanne, ka thënë se kufizimet e tilla të përfshira në peticion nuk mund t’i pranojë BE-ja. 

Çështjet e ngritura nga iniciativa “Ecopop”, si dhe debatin që e ka nxitur SVP kundër emigracionit do të jenë në fokus të politikës zvicerane në vitet e ardhshme. 

Në një sondazh të revistës javore "L'Hebdo" të vitit 2011, 59 për qind e të anketuarve janë për kufizimin e emigracionit.

Reklamë

Reklamë

Industria zvicerane e orëve është koncentruar më shumë në kantonet e Neuchâtel-it, Bernës, Gjenevë, Jura, Vaud dhe Solothurn
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 03:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 03:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 01:50

Shkup

Few clouds, fog
  • 14 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 04:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj