E martë, 21 Maj, 2013 - 22:48
Subscribe to Syndicate
download

"Super gjyshja" i heq maskën plaçkitësit dhe e ndjek nga banka

17.10.2012 - 17:57
Plaka e kishte ndjerë veten keq se asnjëri nga burrat nuk kishte lëvizur as gishtin e dorës për të vepruar

Skena që është “luajtur” në një bankë të Austrisë nuk i lë asgjë mangu një skene të komedisë kriminalistike. Me një ndryshim thelbësor se kjo në Austri ka ndodhur me të vërtetë. Një gjyshe 82 vjeçe nuk është frikësuar dhe hamendur për asnjë çast kur në bankën ku ajo po priste në radhë paraqitet një kriminel me markë në fytyrë.

Me të shpejtë Hertha Wallacker, kështu quhet super gjyshja, ka sulmuar plaçkitësin e armatosur, ia ka çjerrë maskën dhe ia ka marrë nga duart thesin me të hollat e grabitura. Aq i habitur dhe i frikësuar nga veprimi i plakës ka qenë hajni sa që ka marrë menjëherë arratinë.

“Befasisht  një burrë që po qëndronte pranë meje nxori revolen nga çanta. Unë menjëherë ia hoqa maskën nga fytyra”, ka thënë Hertha për mediet austriake. Ajo ia ka marrë atij edhe çantën me të holla, të cilën grabitësit posa ia kishte dorëzuar një nëpunës i bankës, nën kërcënimin e armës. “Këto të holla i takojnë bankës”, i kishte bërtitur plaka hajnit, i cili kishte marrë ikën dhe pas pak ishte kapur nga policia.

82 vjeçarja në një intervistë që i kishte dhënë pastaj gazetës “Österreich” kishte thënë se në përgjithësi ajo nuk e njihte frikën. “Dhe aq më pak frikën nga burrat”. Ajo në fakt kur e kishte ndërmarrë aksionin  saj të guximshëm nuk e kishte ditur se pistoleta e plaçkitësit ishte një pistoletë gazi.

Plaka e kishte ndjerë veten keq se në mesin e gjithë atyre burrave që po qëndronin afër asnjëri nuk kishte lëvizur as gishtin e dorës për të vepruar. Për veprimin e saj ajo ka një shpjegim: “Ndoshta shikoj tepër shumë filma kriminalistikë në televizion”,

Reklamë

Reklamë

Pas saj vjen kompania Google, e cila vlen 146 miliardë dollarë , IBM (112.5 miliardë), McDonald (90.3), Coca-Cola (78.4) etj.
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 21:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 17 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 22:30

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 21:50

Shkup

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 22:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj