Synetia ndalohet edhe në St.Gallen
Pas vendimit të spitalit të fëmijëve të Cyrihut për ndalimin e synetisë në baza religjioze, edhe spitali i fëmijëve i St. Gallenit ka marrë sot një vendim të tillë. Në të vërtetë spitali në fjalë ka vendosur një moratorium që deri në një vendim përfundimtar, i cili pritet të merret pas pushimeve verore, të mos lejojë ndërhyrjen kirurgjike të synetisë në hapësirat e spitalit.
Sikur në rastin e Cyrihut, ashtu edhe në këtë të St. Gallenit bëhet fjalë për synetinë e motivuar nga religjioni dhe jo edhe atë që bëhet për shkaqe shëndetësore.
Edhe spitali i St. Gallenit si shkas për këtë moratorium e ka marrë vendimin e Gjykatës së landit të Këlnit (Gjermani) sipas të cilit synetia përbën lëndim trupor. Për këtë arsye mjekët që bëjnë synet, kanë frikë se mund t`u kërkohet përgjegjësi për shkaktim të lëndimit.
Me gjithë këto dy raste, federata zvicerane e mjekëve të fëmijëve ende nuk ka bërë ndonjë rekomandim në këtë drejtim që do të pranohej në gjithë Zvicrën.
Moti
Bernë
- 2 °C
Sht, 25/05/2013 - 02:20
Prishtinë
- 14 °C
Sht, 25/05/2013 - 02:30
Cyrih
- 2 °C
Sht, 25/05/2013 - 01:50
Shkup
- 13 °C
Sht, 25/05/2013 - 02:30
