E shtunë, 25 Maj, 2013 - 18:47
Subscribe to Syndicate
download

Të dielën, Festa e Bajramit në Zvicër

17.08.2012 - 13:17
Besimtarët myslimanë në Zvicër do t'i nisin festime e Fitër Bajramit të dielën sikurse në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri

Bashkësia Shqiptare Islame në Zvicër njofton komunitetin mysliman në diasporë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, sikur në vendet e prejardhjes, më 18 gusht, kurse dita e parë e festës së Fitër  Bajramit është të dielën, më 19 gusht.

Në Zvicër namazi i Fitër Bajramit falet kryesisht nëpër salla sporti, të rezervuara pikërisht për këtë festë, për shkak të hapësirave të ngushta që i kanë xhamitë apo qendrat islame.

Përveç organizimeve që bëjnë xhamitë nëpër kantone të ndryshme të Zvicrës, nuk shënohet ndonjë ceremoni kryesore e faljes së Fitër Bajramit.

Manifestimi fillon në orën 6:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të ketë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga imamët shqiptarë në Zvicër.

Në njoftimin e Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër bëhet e ditur se namazi i Fitër Bajramit falet në orën 7:30 në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës, ndërsa rreth 10 minuta më vonë në pjesën fankofone. Hytbet i mbajnë imamët në gjuhën shqipe, të cilët u drejtohen mërgimtarëve me një mesazh për festën.Kryesia e Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër shfrytëzon rastin që të gjithë mërgimtarëve myslimanë t'ua urojë festën e Fitër Bajramit, duke shpresuar se Zoti ka pranuar kontributin e tyre gjatë këtij muaji të bekuar, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër.

Reklamë

Reklamë

Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 17:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 18:30

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 17:50

Shkup

Scattered clouds
  • 22 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 18:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj