E martë, 21 Maj, 2013 - 21:32
Subscribe to Syndicate
download

Therrje në Aeroportin e Cyrihut, plagoset rëndë shqiptari

21.10.2012 - 14:26
Siç merr vesh albinfo.ch, bëhet fjalë për një zënkë në mes të dy familjeve shqiptare nga Maqedonia

Sot rreth orës 4 të mëngjesit ka ndodhur një dramë e rëndë familjare në Aeroportin e Cyrihut. Një konflikt në mes të dy familjeve shqiptare nga Maqedonia ka eskaluar në një therje me thika, që ka rezultuar me një të ri shqiptar të plagosur rëndë. 

Siç merr vesh albinfo.ch nga burime jozyrtare, shqiptarë që kanë qenë të pranishëm në ato momente në aeroport, bëhet fjalë për një zënkë në mes të dy familjeve shqiptare nga Maqedonia. Ato nuk mund të precizojnë nëse familjet në fjalë janë nga Tetova apo nga Gostivari. 

Personat që kanë parë ngjarjen tregojnë për një pamje të llahtarshme. Gjurmët e gkakut të personit të plagosur kanë përshkuar holin e aeroportit në gjithë gjatësinë e tij.  Ndërkaq, policia e kantonit të Cyrihut ka bërë të ditur se i plagosuri është një shtetas maqwdonas i moshës 27 vjeçare. Ai së bashku me familjarë të tij e ka kaluar natën në terminalin numrër 2 të aeroportit duke pritur fluturimin për në Shkup. 

Kur, rreth orës 4 të mëngjesit është paraqitur bashkëshortja e tij me vëllanë dhe babnë e saj, ka plasur sherri në mes të dy familjeve. Për pasojë, 27 vjeçari ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar në spital. 

Dorasit e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes por janë kapur pas pak nga policia në kantonin  Vaud.

Reklamë

Reklamë

Pas saj vjen kompania Google, e cila vlen 146 miliardë dollarë , IBM (112.5 miliardë), McDonald (90.3), Coca-Cola (78.4) etj.
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 11 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 20:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 23 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 19:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 20:50

Shkup

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 21:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj