Travolta drejton vetë aeroplanin për në Cyrih
Aktori i Hollivudit, John Travolta është në mesin e yjeve më të njohur filmikë që marrin pjesë në Festivalin e Filmit në Cyrih, i cili ka filluar më 20 shtator.
Në një intervistë dhënë medieve zvicerane ai ka zbuluar se rrugën me aeroplan për në Cyrih e ka bërë vetë. Kjo domethënë se ai e ka bërë vetë pilotimin e aeroplanit, por ka pasur pranë edhe një kopilot.
“Kam fluturuar fillimisht për në Paris dhe në Londër e pastaj edhe për në Cyrih", ka thënë Travolta.
Aktori i njohur do të nderohet nga festivali i Cyrihut me çmimin për vepër jetësore .
Nga 11 tetori do të shfaqet nëpër kinema filmi më i ri në të cilin luan ai. Fjala është për filmin “Savage”.
Moti
Bernë
- 8 °C
Pre, 24/05/2013 - 20:20
Prishtinë
- 15 °C
Pre, 24/05/2013 - 20:30
Cyrih
- 6 °C
Pre, 24/05/2013 - 20:20
Shkup
- 20 °C
Pre, 24/05/2013 - 20:00
