Tri parti mbajnë sot kuvendet e tyre
SVP/UDC dhe FDP/PLR janë duke mbajtur sot kuvendet e tyre deleguese ndërsa CVP/PDC bashkë me kuvendin do të festojë pasdite edhe 100 vjetorin e themelimit të saj. SVP tubohet në Seedorf të kantonit Uri ndërsa FDP në Thun të Bernës.
Temë e kuvendit të SVP-së është vendimi lidhur me parollat për ligjin për mbrojtjen e kafshëve, pasi që më 25 nëntor do të zhvillohet një referndum mbi këtë temë. Po ashtu do të debatohet për revizionin e ligjit mbi planifikimin hapësinor.
Nga ana tjetër FDP do të debatojë lidhur me iniciativën kundër zhvatësve që është duke u zhvilluar dhe për të cilën do të ketë referndum.
Partia e Krishterë Popullore e Zvicrës (CVP/PDC) po shënon solemnisht sot njëqindvjetorin e themelimit me një kuvend partiak në Luzern. Në këtë manifestim, i ftuar nderi është Heiner Geissler, ish sekretari i përgjithshëm i CDU-së, partisë që ka pushtetin në Gjermani, i cili sot është anëtar i organizatës së kritikëve të globalizimit "Attac".
Moti
Bernë
- 1 °C
Sht, 25/05/2013 - 03:50
Prishtinë
- 13 °C
Sht, 25/05/2013 - 04:30
Cyrih
- 2 °C
Sht, 25/05/2013 - 01:50
Shkup
- 13 °C
Sht, 25/05/2013 - 04:00
