U ndalohen celularët azilantëve?
Azilkërkuesit kriminelë dhe shkelës të ligjit në kantonin e Argaut në të ardhmen mund të përballen me ndalimin për të poseduar dhe mbajtur telefona mobilë. Qeveria e kantonit do të jetë e detyruar të ndërmarrë një veprim të tillë ndalues, që e ka kërkuar parlamenti i këtij kantoni. Ky i fundit e ka përcjellë qeverisë pa zhvilluar fare debat, ia ka kaluar qeverisë një mocion me këtë kërkesë që e ka bërë partia e djathtë SD (Schweizer Demokraten).
Ndalim i i telefonave mobilë për azilkërkuesit me prirje kriminele do të parandalojë deliktet ose do t`i bëjë ato më pak të lehta për tu realizuar, thuhet në postulatin e bërë nga deputeti i SD-së, rene Kunz.
Ndërsa, sipas Zyrës Federale për Migracion (BFM), azilkërkuesit, me vendosjen e tyre në qendrat federale të pranimit, duhet të bëjnë dorëzimin e të gjitha mjeteve elektronike. Një propozim për ndalim të telefonave mobilë i ka kaluar muaj më parë edhe Qeverisë së Kantonit të Lucernit nga parlamenti i këtij kantoni, po kështu pa debat.
Moti
Bernë
- 7 °C
Enj, 23/05/2013 - 08:20
Prishtinë
- 17 °C
Enj, 23/05/2013 - 08:30
Cyrih
- 8 °C
Enj, 23/05/2013 - 08:20
Shkup
- 19 °C
Enj, 23/05/2013 - 08:30
